Ky dimër pritet të jetë i vështirë për qindra familje të varfra që jetojnë në bashkinë minoritare të Pustecit. Krahas të ardhurave të pamjaftueshme po përballen edhe me dyfishim të çmimit të druve të zjarrit.
Nga 17 mijë lek metër kubi që ishte një vit me parë, tani që jemi në vjeshtë, çmimi ka arritur 30-35 mijë.
“1 metër dru shkon 30 me 35 mijë lekë.”
Për banorët e Pustecit rritja e është papërballueshme.
“Të rrimë 3 muaj pa bukë që të blejmë dru.”
“Nuk e përballoj dot me 120 mijë lekë të vjetra pension.”
Deri vjet ata paguanin vetëm 500 lek për tu pajisur me leje për të prerë nga 5 deri në 10 metra dru, këtë vit tarifa është pesëfishuar.
Me 500 lek mund të marrin vetwm një metër dru zjarri.
Një tjetër kosto e shtuar për banorët e varfër të Pustecit e denoncuar nga ish deputeti Vasil Sterjovski.
“Kërkojmë nga ana e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit t’i ulin tarifat për mbledhje e drurëve për banorët e Parkut Kombëtar të Prespës.”
Kryetari i bashkisë së Pustecit, Pali Kolefski i kontaktuar konfirmoi rritjen e tarifës së lejes për të prerë dru zjarri, kjo me kërkesë të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura.
Në këto kushte, duket se dimri do të jetë edhe më i ftohtë për banorët e bashkisë së Vogël buzë Prespës.