8.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKursi i euros prek një minimum të ri historik. Me sa po...

Kursi i euros prek një minimum të ri historik. Me sa po këmbehet ditën e sotme

Kursi i këmbimit të euros ka prekur ditën e sotme një tjetër minimum të ri historik.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit, monedha europiane po këmbëhet me 100 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.

Rekordi i mëparshëm kishte qenë vlera prej 100.49 lekësh, e regjistruar në korrik të vitit të kaluar.

Sipas agjentëve të këmbimit valutor, kjo i detyrohet kryesisht rritjes së prurjeve valutore që besohet se lidhen kryesisht me turizmin. Duke patur parasysh dinamikën e të ardhurave nga turizmi, një rënie graduale e kursit gjatë tremujorit të dytë deri në pikun e sezonit veror ishte e pritshme.

Sipas agjentëve, një ndikim të vogël mund të ketë edhe festa e Pashkëve ortodokse këtë fundjavë, që shoqërohet me një numër në rritje të emigrantëve që kthehen në Shqipëri, veçanërisht nga Greqia.

Rënia e euros po mban nivele të ulëta edhe valutat e tjera kryesore. Dollari amerikan po këmbehet me 93.2 lekë, paundi britanik me 116.5 lekë dhe franga zvicerane me 102.1 lekë.

Banka e Shqipërisë e ka theksuar vazhdimisht se nuk ka ndërmend të ndërhyjë në regjimin e lirë të kursit të këmbimit. Por, rënia e vazhdueshme e inflacionit në muajt e parë të vitit 2024 mund ta justifikojë një ndërhyrje të bankës qendrore, pikërisht në këndvështrimin e objektivit të saj ligjor, të stabilitetit të çmimeve.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat