Investimi në një shtëpi është një ndër hapat më të mëdhenj dhe të rëndësishëm që marrim në jetë. Por shumëpak prej nesh mendojnë për ta siguruar atë.
Të pasurit e një police Sigurimi për shtëpinë tuaj përveç se ju ofron garanci financiare, ju jep edhe paqe mendore.
Pavarësisht një incidenti apo fatkeqësie natyrore e cila prek pronën tuaj, sigurimi ju kundër humbjeve të mundshme financiare.
Cilat janë përfitimet e Sigurimit të Shtëpisë?
Sa më shumë të familjarizoheni me përfitimet e sigurimit të shtëpisë, aq më të lehtë do e kemi përditshmërinë tonë.
Ka disa faktorë që i shtojnë vlerën një police të sigurimit të shtëpisë:
Një nga përfitimet më të mëdha është mbrojtja e investimit tuaj. Duke patur një policë Sigurimi ju nuk keni pse të shqetësoheni për incidente të papritura që mund të shkatërrojnë shtëpinë tuaj.
Sigurimi i Shtëpisë zvogëlon edhe nivelin e stresit me të cilin duhet të përballeni kur bëhet fjalë për dëme në pronën tuaj.
Sigurimi i Shtëpisë ju mundëson të jeni një qytetar i pavarur dhe me dinjitet pasi në rast dëmi nuk keni pse kërkoni ndihmë as tek institucionet shtetërore dhe as te miqtë tuaj pasi për çdo dëm është kompania e sigurimit ajo që përgjigjet.
Çfarë mbulon Sigurimi i Shtëpisë?
- Zjarri, rrufeja, shpërthimi, rënia e avionëve
- Fatkeqësitë natyrore: Tërmeti, Stuhia, Përmbytjet etj
- Dëmtimi nga uji si shkak i dëmtimit të tubacioneve
- Thyerja e xhameve
- Vjedhja
Sa kushton Sigurimi i Shtëpisë?
Teksa çmimet e banesave në Shqipëri njohin vetëm rritje, Sigurimi i tyre ka një kosto të përballueshme nga kushdo teksa kushton jo më shumë se 1 euro për metër katror në vit.
Pse Sigurimin e Shtëpisë duhet t’ja besojmë SIGAL UNIQA-s?
- “SIGAL UNIQA Group Austria” është kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut ku operon përmes 8 kompanive të saj: 3 Sigurimi Jo-Jete, 3 Sigurimi Jete, 1 kompani risigurimi dhe 1 Fond Pensioni
- Ajo është themeluar në vitin 1999 dhe prej vitit 2007 është pjesë e “UNIQA Insurance Group”, një ndër grupet më të mëdha të sigurimeve në Austri dhe Evropë
- Bashkëpunon me kompanitë më të mëdha të risigurimeve në botë duke mos ju trembur asnjë dëmi, pavarësisht vlerës që mund të ketë
- Falë strategjisë së tij “par excellence”, modelit të biznesit, menaxhimit financiar dhe stafit gjithmonë të përzgjedhur me kujdes, SIGAL UNIQA është rritur vit pas viti duke arritur sot një pozicion dominues në treg, duke e udhëhequr atë me rreth 30% të tij
- Në 25 vite të aktivitetit të saj, SIGAL UNIQA ka paguar te klientët e saj mbi 500 milionë Euro dëme
- Shumë familje mundën të rikthehen në banesat e tyre të dëmtuara nga tërmetet e vitit 2019 në kohë rekord, kjo falë sigurimit në SIGAL UNIQA
- Sipas “Top SEE 100 Insurers”, publikuar nga “See News”, SIGAL UNIQA është mes Top 50 kompanive më të mëdha në Evropën Juglindore (vendi 48)
- Sot, “SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” është e vetmja kompani që ofron të gjitha klasat e sigurimeve
- Mbi 500 milionë euro dëme të paguara në 25 vite, janë dëshmia më e madhe e fuqisë, përgjegjshmërisë dhe korrektësisë të “SIGAL UNIQA Group Austria”.
- Nën moton “Jetojmë më mirë së bashku”, mbi 1.2 milionë klientë i besojnë SIGAL UNIQA-s jetën, shëndetin, pronën, automjetin dhe pensionin privat.
A jeni gati për të blerë? Shumë e thjeshtë!
Me zhvillimin e teknologjisë është SIGAL UNIQA që vjen tek ju.
Hap celularin tani ose kompjuterin. Futuni në www.sigal.com.al , shkoni tek kategoria “Pasuri & Garanci” ku në krye ju del “Sigurimi i Shtëpisë”.
Llogariteni vetë çmimin e sigurimit të shtëpisë duke vendosur të dhënat që ju kërkohen dhe më pas mund ta blini ONLINE.
Në pak çaste polica e sigurimit mbërrin në e-mailin tuaj.
Kështu ju kurseni kohë dhe para por mbi të gjitha mbroni atë që e keni ndërtuar me shumë mund.
Sigurimi i Pronës, mbrojtje për të ardhmen
Merrni një ofertë tani duke shkruar në:
E-mail: [email protected]
Whatsapp: 068 60 62 829
LEXO EDHE: Cila është kompania e sigurimeve që paguan më shumë dëme?