8.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFOTO/ Qarqet me më shumë aksidente rrugore gjatë 3-mujorit të parë 2024

FOTO/ Qarqet me më shumë aksidente rrugore gjatë 3-mujorit të parë 2024

Gjatë muajit mars, sipas shifrave të raportuara nga INSTAT, në Shqipëri janë regjistruar zyrtarisht 107 aksidente rrugore, ndërsa numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 147 persona.

Ndërkohë, gjatë 3-mujorit të parë 2024 janë regjistruar 377 aksidente rrugore me 525 të vrarë dhe të plagosur, nga të cilët 350 meshkuj dhe 177 femra.

Gjatë tremujorit të parë të vitit, vdekshmëria në aksidente rrugore është 9 për 100 aksidente, ndërsa në të njëjtën periudhë të një viti më parë ishte 17,5 për 100 aksidente rrugore.

Por cilat janë qarqet që kanë numrin më të lartë të aksidenteve rrugore?

Po sipas INSTAT, Tirana mban numrin më të lartë me 153 aksidente dhe 197 të vrarë dhe të plagosur.

Më pas vjen qarku i Lezhës me 41 aksidente dhe 65 të aksidentuar (vrarë ose plagosur). Ndërsa Top 3 e mbyll qarku Durrës me 40 aksidente dhe 57 të aksidentuar.

Qarku me më pak aksidente rrugore rezulton ai i Beratit, i cili gjatë 3-mujorit të parë të vitit ka regjistruar vetëm 4 aksidente dhe 6 persona të aksidentuar.

LEXO EDHE: Dyfishohen aksidentet nga shoferët nën 24 vjeç. Ekspertët: Të shkujdesur në timon

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat