14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLifestyleKëshillaVitaminat dhe mineralet më të rëndësishme për trupin që shërbejnë gjatë plakjes

Vitaminat dhe mineralet më të rëndësishme për trupin që shërbejnë gjatë plakjes

Me kalimin e moshës, ju mund të humbisni më shumë vitamina dhe minerale nga sa merrni me anë të ushqimit.

Më poshtë keni vitaminat dhe mineralet me të rëndësishme, për të cilat turpi ka më shumë nevojë ndërsa plakeni dhe burimet më të mira.

Kalciumi

Ju e merrni pjesën më të madhe të kalciumit nga kockat, të cilat e marrin atë nga ushqimi. Ai ndihmon muskujt, nervat, qelizat dhe enët e gjakut të punojnë siç duhet.

Gratë mbi 50 vjeç dhe burrat mbi 70 vjeç duhet të marrin rreth 20% më shumë se të rriturit e tjerë. Qumështi, kosi dhe djathi janë burimet më  të mira.

Vitamina B12

Kjo vitaminë ndihmon në prodhimin e gjakut dhe qelizave nervore, por ndërsa plakeni trupi mund ta ketë të vështirë ta përthithë atë.

Vitamina B12 merret natyrshëm nga ushqimet shtazore si mishi, peshku, vezët dhe bulmeti, por edhe nga suplementet dhe drithërat e mëngjesit.

Vitamina D

Vitamina D ndihmon muskujt, sistemin imunitar dhe atë nervor të funksionojnë siç duhet. Me kalimin e moshës, trupi e ka më të vështirë t’i konvertojë rrezet e diellit në vitaminë D. Burimet të mira ushqimore të saj janë salmoni dhe sardelet.

Vitamina B6

Trupi juaj e përdor atë për të luftuar mikrobet dhe për të prodhuar energji. Qiqrat janë një burim i lehtë dhe i lirë i tyre. Po kështu janë mëlçitë, peshku dhe drithërat e mëngjesit.

Magnezi

Ndihmon trupin të prodhojë proteina, forcon kockat dhe mban sheqerin në gjak të qëndrueshëm. Mund ta merrni nga arrorët, farat dhe zarzavatet me gjethe jeshile, por edhe suplementet.

Probiotikët

Këto baktere të mira merren zakonisht nga ushqimet e fermentuara si kosi ose lakra turshi. Ato mund të ndihmojnë me problemet e tretjes, madje mund të mbrojnë edhe kundër alergjive.

Omega-3

Këto acide yndyrore quhen “thelbësore” sepse trupi juaj nuk mund t’i prodhojë. Ato janë të rëndësishme për sytë, trurin dhe mund t’ju ndihmojë në mbrojtjen kundër sëmundjeve të lidhura me moshën si Alzheimer, Artriti etj. Burime të mira janë ushqimet si peshku, arrorët ose farat e linit.

Zinku

Ndihmon dhe lufton infeksionet dhe inflamacionet, gjithashtu mund të mbrojë shikimin tuaj. Gocat e detit janë burimi më i mirë, por mund ta merrni nga viçi, gaforrja dhe drithërat e mëngjesit.

Seleni

Mbron qelizat nga dëmtimet dhe infeksionet dhe ndihmon me funksionimin e tiroides. Mjaftojnë vetëm një ose dy arra braziliane në ditë për të korrur përfitimet prej tij.

Kaliumi

Kaliumi luan rol pothuajse në gjithçka brenda trupit tuaj, duke përfshirë zemrën, veshkat, muskujt dhe nervat. Kajsitë e thata, bananet, spinaqi, qumështi dhe kosi janë burime të mira.

Folati

Kjo formë natyrale e vitaminës B9 gjendet tek zarzavatet me gjethe jeshile, arrorët dhe fasulet. Folati ndihmon në rritjen e qelizave dhe mund të mbrojë kundër goditjes në tru dhe kancerit.

Fibrat

Fibrat ndihmojnë në mbrojtjen kundër goditjeve në tru, me punën e sistemit tretës, ulin kolesterolin dhe sheqerin në gjak. Ato mund t’i gjeni tek drithërat e plota dhe tek perimet.

LEXO EDHE: ‘Check Up sipas Protokollit Japonez’/ Parandalimi dhe kontrolli i sëmundjeve kancerogjene nuk ka qenë kurrë kaq i lehtë 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat