14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSa shpenzon mesatarisht një turist në Shqipëri?

Sa shpenzon mesatarisht një turist në Shqipëri?

Turizmi është shndërruar në lokomotivën që po udhëheq ekonominë shqiptare. Një sektor që ka vitin e shkuar tejkaloi pritshmëritë, duke sinjalizuar se edhe ky vit do jetë me rritje në shifra, por edhe në probleme dhe sfida për t’u përballuar.

Teksa në vitin 2022, numri i turistëve të huaj arriti në 7.5 milionë, në vitin e kaluar patëm 10.1 milionë turistë. Objektivi i shpallur nga qeveria për këtë vit është 14 milionë turistë të huaj. Dhe duket se 2024-ta ka nisur mbarë, me një numër turistësh që në tremujorin e parë u vlerësua në 1.7 milionë.

Por çfarë tipologjie i përkasin turistët që vijnë në Shqipërinë? Thënë ndryshe, sa shpenzojnë mesatarisht?

Sipas të dhënave zyrtare, shpenzimet mesatare janë 52 euro për person në ditë, ku 30 euro shkon për akomodimin; 15 euro për ushqim dhe pije dhe 7 euro për transport. Kohëqëndrimi mesatar i turistëve të huaj në Shqipëri vlerësohet në 4,3 ditë. Nga këto shifra duket qartazi se nuk kemi të bëjnë me turizëm elitar.

Sa ka përfituar ekonomia shqiptare nga boom-i i turizmit?

Të ardhurat nga turistët kanë qenë në rritje vitet e fundit, duke kulmuar në 2023-shin me 4.1 miliardë euro. Por në rritje janë edhe shpenzimet e shqiptarëve që ikin jashtë për pushime. këta të fundit kanë shpenzuar vitin e kaluar 2.3 miliardë euro. Rrjedhimisht, bilanci i turizmit me 10 milionë vizitorë rezulton me një fitim neto prej vetëm 1.8 miliardë euro.

LEXO EDHE: Shqipëria, një destinacion i preferuar turistik/ Çfarë duhet të dinë pronarët e bareve, restoranteve dhe hoteleve

Teksa vitet e fundit, po flitet thuajse vetëm për turizëm, sa i rëndësishëm është ky sektor për ekonominë?

Të dhënat tregojnë se kontributi në Prodhimin e brendshëm bruto është 8.8%; të punësuar direkt dhe indirekt rezultojnë mbi 384 mijë persona ose 7.7% e totalit të të punësuarve. Ndërkohë që në turizëm janë të angazhuara 7.5% e totalit të investimeve në vend.

Por pavarësisht shifrave optimiste dhe kërshërisë së turistëve për të zbuluar Shqipërinë, problemet janë të shumta, një pjesë të trashëguara në vite dhe ende të pazgjidhura.

Ndër më kryesoret përmendim mungesën e stafit të kualifikuar; mungesën e koordinimit të shtetit me privatin për  zhvillimin e turizmit; atë të kontrollit dhe standardizimit të tregut; Sezonalitetin e sektorit; Diversifikimin e produktit turistik dhe problemet me transportin publik. /A2CNN

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat