8.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPër një të ardhme të qëndrueshme/ I gjithë Grupi UNIQA, neutral ndaj...

Për një të ardhme të qëndrueshme/ I gjithë Grupi UNIQA, neutral ndaj klimës deri në vitin 2050

“UNIQA Insurance Group”, prezente në Shqipëri dhe rajon përmes Grupit “SIGAL UNIQA”, është thellësisht e përkushtuar ndaj objektivit 1.5 gradë të Marrëveshjes së Parisit për Klimën.

Gjigandi i sigurimeve synon të jetë neutrale ndaj klimës deri në vitin 2040 në Austri dhe në Evropën Qëndrore dhe Lindore deri në vitin 2050.

Ne kemi hyrë në partneritete strategjike kyçe me rrjetet kryesore të klimës dhe kemi marrë përsipër detyrime gjithëpërfshirëse të raportimit. Qëndrueshmëria është një pjesë thelbësore e programit tonë të ardhshëm UNIQA 3.0 dhe për këtë arsye është bërë një kriter i panegociueshëm në biznesin tonë. Së bashku me punonjësit tanë, klientët tanë dhe palët e tjera të interesuara mund të japim një kontribut efektiv për një jetë më të mirë dhe një botë më të mirë”, thonë nga “UNIQA.

Strategjia dhe Qeverisja

“UNIQA” shqyrton me kujdes kushtet e kornizës që beson se janë të favorshme për një jetë më të mirë. Për ta bërë këtë, ajo merr pjesë në diskutime, ndan perspektivat e saj dhe përfshihet në mënyrë që qëndrueshmëria të bëhet pjesë qendrore e veprimeve të saj.

“Me qëndrimin tonë të qartë, ne gjenerojmë mirëkuptim dhe mbështetje nga të gjithë aktorët tanë”, thotë kompania me seli qëndrore në Vjenë.

ENERGJI E GJELBËRT

“UNIQA” po ndërmerr veprimet e duhura në sa i përket kujdesit ndaj mjedisit. Vënia në punë e sistemit të ri fotovoltaik në çatinë e selisë qëndrore të UNIQA në verën e vitit 2023, më i madhi ndonjëherë në një ndërtesë kompanie, është një moment historik. Falë fuqisë së tij prej 125 kWp, ai do të jetë në gjendje të prodhojë 100,000 kWh energji elektrike në vit. Kjo korrespondon me konsumin vjetor të rreth 30 familjeve dhe shmang kështu emetimet e rreth 21 tonë dioksidi karboni (CO2).

“UNIQA” ka rritur prodhimin e saj fotovoltaik të instaluar nga 50 kWp në mbi 400 kWp që nga viti 2020, një rritje 8-fish në vetëm pak vite. Deri në vitin 2035, prodhimi fotovoltaik duhet të jetë së paku 600 kWp.

Gjithashtu, kompania ka blerë 100% energji elektrike të gjelbër prej vitesh në Austri. Nga viti 2024 e në vazhdim do të blihet vetëm energji elektrike “green” e certifikuar me Ecolabel Austriak 46 (UZ 46 “Green Electricity”).

LEXO EDHE: Intervista/ CEO i “UNIQA”: U japim siguri mbi 16 milionë njerëz në Austri dhe pothuajse të gjithë Evropën Juglindore

UNIQA Insurance Group“, kompani e themeluar në vitin e largët 1811 dhe pjesë e tregut të sigurimeve në 17 shtete të ndryshme të Evropës, prej marsit 2007 është pjesë edhe e tregut rajonal, në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut përmes Grupit “SIGAL UNIQA”.

“UNIQA” numëron mbi 17 milionë klientë ndërsa është vlerësuar nga “Standard & Poor’s” me “A”.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat