15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMarsi 2024 më i nxehti në histori, shkencëtarët: Bota është në një...

Marsi 2024 më i nxehti në histori, shkencëtarët: Bota është në një territor të paeksploruar

Marsi i vitit 2024 ishte më i ngrohti i regjistruar në historinë globale, duke iu bashkuar brezit të temperaturave të larta rekord të njëpasnjëshme gjatë dhjetë muajve të fundit.

Kjo u njoftua sot të martën nga Observatori Evropian i Copernicus, duke folur edhe për një rekord të ri mujor të temperaturës absolute të detit.

“Temperatura mesatare globale gjatë 12 muajve të fundit është më e larta e regjistruar ndonjëherë. Është “1.58°C mbi nivelet para-industriale” për shkak të dekadave të emetimeve të gazeve serrë – efektet e të cilave po intensifikohen nga mesi i vitit 2023 për shkak të El Niño”, tha Samantha Burgess, zëvendësdrejtoresha e Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike (C3S) në Observatorin Evropian të Copernicus.

Nëse anomalia nuk stabilizohet deri në gusht, një pritje e arsyeshme e bazuar në ngjarjet e kaluara të El Niño, atëherë bota do të jetë në një territor të paeksploruar, theksojnë shkencëtarët e klimës.

Kjo mund të nënkuptojë se një planet që po ngrohet tashmë po ndryshon rrënjësisht mënyrën e funksionimit të sistemit klimatik, shumë më shpejt nga sa kishin parashikuar ekspertët.

Sipas shkencëtarëve thelbi i problemit janë kryesisht emetimet e karburanteve fosile.

Hulumtimi i rreth 90,000 studimeve të lidhura me klimën tregon se njerëzit po ndryshojnë klimën duke djegur gaz natyror, naftë, qymyr dhe pemë.

Ndalimi i ngrohjes së mëtejshme kërkon reduktime të shpejta në emetimet e gazeve serrë, theksojnë shkencëtarët e Copernicus.

LEXO EDHENdryshimet klimatike/ Çfarë rrezikon Shqipëria dhe çfarë duhet të bëjmë?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat