1.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTIA thyen rekorde/ Mbi 1,9 milionë hyrje-dalje në 3-mujorin e parë. Linjat...

TIA thyen rekorde/ Mbi 1,9 milionë hyrje-dalje në 3-mujorin e parë. Linjat ajrore që pritet të shtohen

Vetëm në tre muajt e parë të këtij viti, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës raporton 63.9% më shumë udhëtarë sesa e njëjta periudhë e 2023-shit.

Plot 1,910,616 pasagjerë kanë hyrë dhe dalë nga kjo portë që tashmë është kryesore për Shqipërinë, krahasuar me 1,166,000 pasagjerë, për tre-mujorin e parë të vitit të kaluar.

Falë marrëveshjeve për linjat low cost si edhe me shtimin e madh të linjave të reja me destinacione direkte, “TIA” vijon të ketë rritje udhëtarësh.

Së fundmi “Iberia“, ka nisur lidhjen direkte me Madridin.

Që prej muajit qershor, Tirana do të lidhet direkt me Kuwait, përmes “Jazeera Airways”.

Me “Croatia Airlines”, nisin fluturimet direkte drejt Zagrebit, nga 20 qershori. “Air Baltic” shton qytetin e Rigës si destinacion në periudhën maj – tetor.

WizzAir” shton Valencian dhe Leipzig në listën e destinacioneve të këtij viti. “Sun Express” do të ketë linjë direkte me Izmirin për sezonin qershor – tetor.

LOT Polish Airline” dyfishon prezencën drejt Varshavës, duke shtuar operimet edhe me aeroportin e ri të Radom, prej qershorit. “Transavia” ka nisur lidhjen direkte me Amsterdamin si edhe do të fillojë fluturimet drejt Lyon, prej muajit prill.

RyanAir” do të shtojë Marsejën, Kalabrinë, Brimingamin dhe Bristolin, nga Tirana.

Aegean” do të lidhë Tiranën me ishullin e Rhodos dhe Heraklion (Kretë) përgjatë muajve qershor – tetor.

Norwegian” çel destinacionet drejt Kopenhagen dhe Oslo, gjatë muajve maj – tetor.

Antalia do të jetë e aksesueshme nga Tirana që prej qershorit, me “Pegasus”. Po nga muaji qershor, nisin fluturimet direkte shtetin ende të paeksploruar të Omanit, me “Salam Air“.

Ndërsa Stutgarti lidhet me Tiranën, me “Eurowings“, duke nisur nga marsi e në vazhdim.

Sa i përket planeve të linjave ajrore, synon të lidhë Tiranën drejtëpërdrejtë me kontinentin e Amerikës, brenda vitit 2025. Për realizimin e kësaj rritjeje ambicioze, puna ka nisur si për terminalin e ri ashtu edhe për shtimin dhe rinovimin e pistës, që do të presë avionët ndër-kontinentalë.

LEXO EDHE: “Udhëtojmë më mirë së bashku”/ 84% e shqiptarëve që udhëtojnë jashtë Shqipërisë zgjedhin SIGAL UNIQA-n

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat