Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Burrel.
Sipas policisë, 62-vjeçari M.B duke drejtuar mjetin e tij tip “Mercedes Benz”, ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me një mur anësor.
“Më datë 04.04.2024, rreth orës 20:30, në vendin e quajtur “Ish parku”, shtetasi M.B., 62 vjeç, banues në Burrel, duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti është përplasur me murin anësor të rrugës. Si pasojë e lëndimeve të marra, 62-vjeçari ka humbur jetën në spital“, njofton policia.
LEXO EDHE: Shifra të frikshme për shkurtin/ 108 aksidente rrugore, 149 të vrarë dhe të plagosur