19.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeFoto LajmeFOTO/ Plazhet më të mira në Europë që duhen vizituar këtë verë

FOTO/ Plazhet më të mira në Europë që duhen vizituar këtë verë

Vera po afrohet dhe bashkë me të, vjen edhe premtimi për ta kaluar në vende të ngrohta. Është një mundësi për t’u shlodhur dhe për të harruar gjithçka tjetër.

Platforma e rezervimit të Retreat, BookRetreats, ka renditur plazhet në 16 vende europiane, bazuar në atë, që ata thonë se turistët vlerësojnë më shumë: popullaritetin, motin, sigurinë, lehtësinë e udhëtimit dhe cilësinë e ujit.

Duke përdorur të dhëna nga Google, renditjet e sigurisë nga Indeksi Global i Paqes dhe informacioni për cilësinë e ujit nga Agjencia Europiane e Mjedisit (EEA), secilit vend iu dha një pikë nga 0 në 1, për këto kategori, me një rezultat total të mundshëm prej 5.

Nga më shumë se 14,000 destinacione më të vlerësuara, kompania e rezervimit të udhëtimeve, hodhi një vështrim më të afërt në 251 plazhe.

Ata i analizuan të gjitha, nga vendet e izoluara më të njohura – larg aeroporteve kryesore – si Praia da Samoqueira në Portugali, ose Cala Mariolu në Itali, deri në vende të tilla si Qiproja, ku 99.2 % e vendeve raportuan cilësi të shkëlqyer të ujit.

Gadishulli Iberik, ka shumë nga plazhet më të mira në kontinent. Në fakt, vetëm Spanja ka 28% të plazheve më të mira të Europës, sipas renditjes së BookRetreats.

Më poshtë renditen vendet, që ata thonë se janë plazhet më të mira në Europë, për t’u vizituar këtë verë:

Lama Monachile, Itali

Në vendin e pestë, rendite bregu me guralecë i Lama Monachile në Itali. Ky port, midis dy shkëmbinjve të mrekullueshëm, në mes të Polignano a Mare, ka një renditje 4.7 nga 5, nga 14,900 komente të Google.

Plazhi Las Canteras, Spanjë

Në zemrën e gjallë të Las Palmas, Gran Canaria, Las Canteras është plazhi me pikët më të larta në Ishujt Kanarie. Ai gjithashtu ka një vlerësim prej 4.7 nga 5, nga 14,400 komente të udhëtarëve.

Plazhi Pasjača, Kroaci

I vendosur mes një shkëmbi të lartë dhe Detit Adriatik, plazhi Pasjača, është plazhi i renditur më lartë në Kroaci. Ka një renditje 4.8 nga 5, nga më shumë se 2,400 komente – më pak se të tjerët, por një tregues se ky plazh mund të jetë një perlë e vërtetë e fshehur.

Praia da Falésia, Portugali

I rrethuar nga shkëmbinjtë me argjilë të Algarve, Praia da Falésia, ka një vlerësim mesatar prej 4.7 nga 5, nga 13,000 komente të Google.

Plazhi La Concha, Spanjë

Plazhi La Concha, mund të gjendet në lindje të Bilbaos, pranë kufirit midis Francës dhe Spanjës.

Vendi ishte një nga më të vlerësuarat në Europë, me një mesatare prej 4.7 nga 5, mbi 21,000 komente në Google. Ditët e ngrohta dhe të buta të verës, sjellin temperatura mesatare prej 24 gradë Celsius dhe cilësia e shkëlqyer e ujit, e bën atë një vend të shkëlqyeshëm për not.

LEXO EDHE: “Udhëtojmë më mirë së bashku”/ 84% e shqiptarëve që udhëtojnë jashtë Shqipërisë zgjedhin SIGAL UNIQA-n

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat