Një aksident ka ndodhur në Itali, në autostradën mes qyteteve Ascoli Piceno dhe Ankona, ku për pasojë ka humbur jetën një qytetar dhe janë lënduar 12 të tjerë, që të gjithë nga Maqedonia e Veriut.
Lajmi u konfirmua nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Autobusi ishte pjesë e një agjencie turistike nga Maqedonia e Veriut dhe sipas njoftimit zyrtar, në vendngjarje ka humbur jetën drejtuesi i autobusit, 59 vjeç, ndërsa 12 pasagjerët kanë marrë lëndime të lehta.