Shqipëria renditet e 66 në klasifikimin e FIFA-s për muajin prill ndërsa teksa humb kështu 2 pozicione.
Rezultatet negative të kuqezinjve në dy takimet miqësore të muajit mars, 3-0 me Kilin dhe 1-0 kundër Suedisë, kanë ndikuar në këtë renditje.
Kombëtarja renditjen më të mirë nën drejtimin e trajnerit Silvinho e pati në muajin tetor të vitit të kaluar, ku u pozicionua në vend të 59.
Kundërshtarët e Shqipërisë në Grupin B të Gjermani 2024 janë rendituar nga institucioni botëror i futbollit për muajin prill në 10 ekipet më të mira.
Spanja pocicionohet në vend të tetë, e ndjekur nga Italia e nënta dhe Kroacia që gjendet e dhjeta.