Pas Tajvanit dhe Turqisë, një tërmet i fuqishëm ka goditur edhe shtetin fqinj, Malin e Zi mesditën e sotme.
Sipas, Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, magnituda e tërmetit ka qenë 4.7 ballë e shkallës Rihter, ndërsa thellësia fokale është llogaritur në 9 km.
Epiqendra e lëkundjes sizmike raportohet të jetë 78 km në veri-perëndim të kryeqytetit Podgoricë, në komunën e Nikshiqit.
Nikshiqi u godit edhe të martën e shkuar nga një tërmet 4.3 ballë.
Ende nuk raportohet dëme në ndërtesa apo njërëz të lënduar.
Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në Bosnjë-Hercegovinë.