Një prej dy të plagosurve rëndë në aksidentin tragjik të ndodhur në 17 mars në Tepelenë, ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme.
Jani Meta, 61 vjeç, nuk ka arritur të përballojë plagët e rënda.
Pasi përfundoi në gjendje kome në spitalin e Traumës ku po merrte trajtimin mjekësor, 61 vjeçari humbi jetën.
Kujtojmë se mbrëmjen e 17 marsit, katër persona humbën jetën si pasojë e aksidentit të rëndë ku u përfshinë tre automjete.
Aksidenti ndodhi rreth 300 m larg hyrjes së Tepelenës në by pass-in që devijon qytetin.
Riza Rapaj, 42 vjeç, nga fshati Luftinjë, që udhëtonte me një mjet tip “Benz” nga Tepelena drejt Memaliajt ka kryer një manovër të gabuar, duke u përplasur me mjetin tip “Toyota” që vinte nga drejtimi i kundërt.
Brenda Toyotës udhëtonin 5 persona të të njëjtës familje. 42 vjeçari që u bë shkak për aksidentin dhe drejtuesi i mjetit Toyota Lavdosh Bega, 62 vjeç, kanë humbur jetën në vendngjarje.
Të plagosur rëndë brenda të njëjtit mjet mbetën Jani Meta rreth 60 vjeç dhe Lavdie Ismail Meta 61 vjeç familjarë të tyre.
Një mjet i tretë tip “BMW” që udhëtonte në të njëjtin sens me “Toyotën” është përfshirë në aksident si pasojë e rrethanave të papritura.
LEXO EDHE: Shifra të frikshme për shkurtin/ 108 aksidente rrugore, 149 të vrarë dhe të plagosur