-0.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAlkooli, faktor kryesor risku për kancerin e gjirit. OBSH: 79% e grave...

Alkooli, faktor kryesor risku për kancerin e gjirit. OBSH: 79% e grave nuk janë në dijeni të këtij rreziku

Konsumi i alkoolit konsiderohet faktor kryesor risku për kancerin e gjirit.

Ekspertët e OBSH kanë vënë re se afro 79% e grave nuk janë në dijeni të këtij fakti.

Studimi nxjerr në pah se tek gratë, kanceri i gjirit është kanceri primar i shkaktuar nga alkooli, duke zënë 66% të të gjitha rasteve të sëmundjeve tumorale që i atribuohen alkoolit.

Në Shqipëri, kanceri i gjirit zë 11% të të gjithë sëmundjeve tumorale, duke u renditur i treti në popullatë si më i përhapuri.

Eduard Muzhaqi, imazherist: Statistikat tregojnë rritje nga viti në vit, ndoshta pasi edhe kontrollet janë më të shpeshta, edhe kapet në kohë, dhe kanceri I gjirit  nëse kapet në kohë ecurinë e ka të mirë.

Shqipëria renditet si një ndër vendet me incidencë të lartë të rasteve me sëmundje tumorale duke regjistruar 161 raste për 100 mijë banorë.

LEXO EDHE: E diagnostikuar me kancer, historia e Fatbardha Peshollit: Analizat kushtojnë/ Ja pse nevojitet “Sigurimi anti-Tumor” nga SIGAL UNIQA

Kanceri i gjirit zë numrin më të lartë të të prekurve me 52 raste për 100 mijë banorë, kryesisht tek gratë mbi 50 vjeç.

Eduard Muzhaqi: Ka edhe femra të reja që kanë kancer gjiri, por rastet më të shpeshta janë mbi moshën 50 vjeç.

Ekoja, mamografia dhe së fundmi edhe elastografia tregojnë saktësisht se çfarë ka në gji.

Gjatë një viti në botë janë regjistruar 20 milionë raste të reja me kancer.

Sipas OBSH, deri në 2050 mendohet se rastet me sëmundje tumorale do të rriten me 77%.

LEXO EDHE: Sëmundjet tumoriale në rritje, fondet në ulje/ “Jetë Plus” nga SIGAL, një mundësi e artë për këdo

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat