Një aksident ka ndodhur në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër. Mësohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe për pasojë makina ka dalë nga rruga.
Si pasojë kanë mbetur të lënduar dy adoleshente, pasagjerë në automjet. Të lënduarat, dy shtetase të moshës 17 vjeç janë dërguar në spital ku edhe po marrin trajtim mjekësor.
Ndërkohë drejtuesi i mjetit, 24 vjeçari u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.