Ka marrë përmasa të mëdha tragjedia e ndodhur në Valencia, si pasojë e rënies së zjarrit në një bllok pallatesh të banuara.
Kryetari i Bashkisë së Valencias ka deklaruar se numri i viktimave ka shkuar në 10.
Të paktën 14 persona janë të plagosur rëndë, duke përfshirë gjashtë anëtarë të ekipeve të shpëtimit.
Zjarri ka rënë në katin e pestë të një pallati të sapondërtuar në lagjen Campanar.
Në pallat ka gjithsej 138 apartamente. Rreth 50 banorë të Valencias u solidarizuan për të dhuruar veshje, produkte higjienike dhe ushqime pas zjarrit që përfshiu ndërtesën të enjten në mbrëmje.
Ekspertët e kanë lidhur përhapjen e shpejtë të zjarrit me përdorimin e materialeve lehtësisht të ndezshme të veshjes në pjesën e jashtme të ndërtesës – edhe pse kjo mbetet e pakonfirmuar.
Janë deri në 15 persona të zhdukur si pasojë e flakëve ndërkohë, në qytetin e Valencias është shpallur tri ditë zie.
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka premtuar mbështetjen e plotë të shtetit për viktimat, operacionin e shpëtimit dhe për çdo hetim të ardhshëm për shkakun e zjarrit.
LEXO EDHE: Sigurimi i Pronës nga zjarri dhe tërmeti, një temë sa e rëndësishme aq edhe aktuale