8.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSigurimi shëndetësor i punëdhënësve, produkti i sigurimit me rritje më të shpejtë...

Sigurimi shëndetësor i punëdhënësve, produkti i sigurimit me rritje më të shpejtë për të gjashtin vit radhazi në Estoni

Shoqata e Sigurimeve Estoneze (EKsL) raporton se, 1,340 punëdhënës kanë patur një sigurim shëndetësor privat vitin e shkuar duke e çuar numrin total të tyre në 55,600 persona.

Shuma e primeve të sigurimit shëndetësor u rrit me 30% duke arritur në 19 milionë euro, shkruan Shoqata.

Sipas CEO të EKsL, Mart Jesse, sigurimi shëndetësor i punëdhënësit është klasa me rritjen më të shpejtë të sigurimit për të gjashtin vit radhazi.

“Shërbimi u lançua në vitin 2018, kur u vendos një përjashtim tatimor për primet e sigurimit deri në 400 euro në vit për punonjës. Rritja mesatare vjetore e primeve të shkruara ka qenë 108% që nga viti 2019. Vitet e fundit, ritmi i rritjes së primeve është ulur, por mbetet ende një rekord”.

Në vitin 2023, numri i kontratave të sigurimit shëndetësor nga punëdhënësi u rrit me 6%, ndërsa numri i punonjësve të siguruar u rrit me 15%.

Në tregun e sigurimeve estoneze, sigurimi shëndetësor i punëdhënësit ofrohet nga kompani si: BTA, ERGO, If Kindlustus, LHV Kindlustus, PZU, Seesam dhe Compensa Elukindlustus.

Estonia është një prej shteteve Baltike në Europë me një popullsi gati sa gjysma e Shqipërisë, rreth 1.3 milion banorë.

Prej vitit 1944 deri në 1991 ka qenë pjesë e Bashkimit Sovjetik.

LEXO EDHE: “Kujdes mjekësor modern për klientët”/ UNIQA me një qendër të re mjekësore në Vjenë

Sigurimi Privat i Shëndetit, mbrojtja më e mirë financiare, atëherë kur kemi më shumë nevojë

Nëse ju do të trajtoheni privatisht për shëndetin tuaj, ky sigurim do të mbulojë shpenzimet financiare për të gjitha faturat mjekësore në varësi të mbulimit përkatës të sigurimi privat të shëndetit që ju keni zgjedhur.

Me Sigurimin Privat të Shëndetit, ju do të diagnostikoheni dhe do të trajtoheni me shpejtësi, duke iu mundësuar, siguruar dhe garantuar referimin e menjëhershëm tek një mjek në një spital apo klinikë private sipas kohës dhe vendit më të përshtatshëm për ju.

Me Sigurimin Privat të Shëndetit, ju do të keni shumë mundësi zgjedhjeje në spitalet/klinikat private nga Rrjeti Mjekësor i SIGAL UNIQA, të cilat ofrojnë pajijsje të fjalës së fundit të teknologjisë që diagnoza dhe trajtimi të mos jenë një rastësi fatlume të përzgjedhur, të cilat nuk do të jeni në gjendje që t’i merrni si shërbime nëse do të jeni një pacient normal në sistemin shtetëror.

Pra, Sigurimi Privat i Shëndetit është mundësi për mbulimin 100% të kostove financiare që duhet të përballojë çdo individ në rast se pëson një aksident apo sëmundje të papritur.

Përfitimet kryesore të sigurimit privat të shëndetit janë:

  • Diagnostikim më të shpejtë
  • Trajtim nga mjekë profesorë të fushës
  • Zgjidhni midis një rrjeti të gjerë spitalesh dhe klinikash private
  • Trajtim mjekësor në klinikat dhe spitalet më të specializuara në të gjithë Europën dhe jo vetëm…

Cilat janë alternativat e sigurimi privat të shëndetit?

SIGAL UNIQA, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, ofron paketa sigurimi individuale dhe familjare dhe paketa sigurimi për punonjësit e kompanive.

Ato ofrojnë mbulimin e ekzaminimeve shëndetësore, duke filluar nga: check up-i vjetor; trajtimet spitalore; trajtimet ambulatore; ilaçe; kujdesin për sytë dhe dhëmbët; ndjekje të shtatzanisë etj.

Mësoni më shumë duke klikuar në www.sigal.com.al

Ose për çdo pyetje shkruani në:

e-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat