Një ndërtesë e 14-katëshe u përfshi nga një zjarr masiv në Valencia të Spanjës.
Deri tani raportohet për 13 të plagosur nga të cilët 6 janë zjarrfikës, megjithatë dyshohet se brenda mund të ketë edhe viktima.
Zjarri thuhet se nisi në katin e katërt dhe u përhap menjëherë në të gjithë ndërtesën.
Flakët vijojnë të jenë aktive ndërsa në vendin e ngjarjes janë rreth 20 ekipe zjarrfikësesh që po përpiqen të vënë situatën nën kontroll.
LEXO EDHE: Sigurimi i Pronës nga zjarri dhe tërmeti, një temë sa e rëndësishme aq edhe aktuale