Gati 60.000 lëkundje janë regjistruar në juglindje të Turqisë, pas dy tërmeteve shkatërruese që kanë lënë të vdekur dhjetëra mijëra njerëz, më 6 shkurt të vitit 2023, sipas qendrës shtetërore për katastrofa, AFAD.
Zona e tërmetit është duke u vëzhguar nga afër në Turqi dhe në rajonin përreth, ka thënë AFAD në X – platformë e njohur më parë si Twitter.
Epiqendra e tërmetit të shkurtit 2023, provinca Kahramanmarash, ka regjistruar mesatarisht 56 tërmete më të vogla në ditë, vitin e kaluar, raporton agjencia shtetërore e lajmeve në Turqi, Anadolu.
Tërmeti 7.7 ballë i shkallës rihter goditi juglindjen e Turqisë në mëngjesin e 6 shkurtit, i përcjellë nga një tërmet tjetër 7.6 shkallësh, të njëjtën ditë.
Më shumë se 53.000 njerëz kanë vdekur vetëm në Turqi, sipas të dhënave qeveritare.
Rreth 6.800 persona tjerë kanë vdekur në Sirinë fqinje.
LEXO EDHE: 1 vit nga tragjedia/ Turqia përkujton tërmetin shkatërrimtar
Tërmeti në Turqi dhe Siri ishte ngjarja katastrofale më e madhe e vitit 2023.
Banka Botërore vlerësoi dëmin e shkaktuar në 34.2 miliardë dollarë në Turqi dhe 5.1 miliardë dollarë në Siri. Megjithatë, kostoja e rindërtimit dhe ndikimi në ekonominë turke ka rezultuar më e madhe, me të paktën 100 miliardë dollarë.
LEXO EDHE: Nga tërmetet, zjarret e deri tek përmbytjet/ 8 rreziqet që kërcënojnë Shqipërinë