14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetStrategjia 2024-2026, kuadër dhe standarde të reja për sigurinë kibernetike të 11...

Strategjia 2024-2026, kuadër dhe standarde të reja për sigurinë kibernetike të 11 bankave

Siguria kibernetike në 11 institucionet financiare në vend do të jetë ndër objektivat kryesorë të Bankës së Shqipërisë për dy vitet e ardhshme.

strategjinë 2024-2026, Banka Qendrore angazhohet të plotësojë kuadrin rregullator dhe të adaptojë standarde të reja në drejtim të sigurisë kibernetike.

 “Që të minimalizohet rreziku janë tre drejtime ku duhet të punohet: ndërgjegjësimi i përdoruesve, rritja e sigurisë në akses të përdoruesve dhe të personelit bankar,” shprehet për A2 CNN Anila Hyka Somrgarv, eksperte e sistemeve bankare.

Referuar strategjisë afatmesme të zhvillimit të Bankës së Shqipërisë, do të synohet gjithashtu rritja e bashkëpunimit bankat e nivelit të dytë për të shkëmbyer informacione në vijimësi, dhe jo vetëm në raste të sulmeve kibernetike.

“Janë hapa pozitivë që do të duhej të ishin ndërmarrë me kohë, që janë edhe pjese e procesit të negociatave me Bashkimin Europian”.

Mesatarisht vitin e shkuar pati 500 përpjekje për sulme kibernetike nga brenda dhe jashtë vendit ndaj 11 bankave tregtare në vend.

LEXO EDHE: Shqipëria nën sulme masive kibernetike/ Pse bizneset kanë nevojë për Sigurimi “Rreziku Kibernetik”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat