15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetEpiqendra botërore e Snooker-it/ Deri më 11 shkurt, steka ndalet në Shqipëri

Epiqendra botërore e Snooker-it/ Deri më 11 shkurt, steka ndalet në Shqipëri

Prej datës 29 Janar po zhvillohet në Golem Kampionati Botëror i Snooker-it, një evend i rëndësishëm mbarëkombëtar, që ka sjellë në vendin tonë 400 lojtarë nga 40 shtete të ndryshme.

Shqipëria përfaqësohet nga Kledio Kaçi dhe Ahmed Mohamed.

Kaçi është në moshën deri në 19 vjeç, ndërsa është pjesë e grupit D. Përballë tij do të jenë Julian Bojko, David Goajga, Keilan Patel dhe Natasha Shetan. Ndërsa Mohamed, në grupin B, do të ketë për kundërshtar Andrejs Pripjoks, Zak Kosker, Hamza Iliaz dhe Mernitz Dihan.

Julian Bojko, kjo në grupin e Kledio Kaçit, duket pretendent serioz, ndërsa Botërori i Snooker-it, i cili vjen për herë të parë në vendin tonë dhe  përfundon më 11 shkurt.

Organizuar nga WSF (World Snooker Federation) dhe mbështetur nga organi qeverisës botëror i snooker-it, WPBSA, ky kampionat përfaqëson ngjarjen më të madhe në kalendarin e snooker-it amator në nivel global.

Si në shumë disipilina të tjera sportive, futboll, basketboll etj, edhe ky event ka mes sponsorëve të tij kompaninë më të madhe dhe më të besuar të sigurimeve, SIGAL UNQA Group Austria.

LEXO EDHE: Sporti në funksion të rritjes ekonomike të Shqipërisë

Evenimente mbarëkombëtare janë edhe një reklamë e mirë për turizmin në Shqipëri, i cili po njeh vetëm rritje, vit pas viti.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat