U plagosën dje pas rënies së skelës, 39-vjeçarja është gruaja e ish-futbollistit të njohur.
Pacienti H.L. 70 vjeç, ndodhet në gjendje stabël, ndërsa pacientja I.SH. 39 vjeçe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
70-vjeçari ka dëmtime të rruazave të qafës dhe një plagë në kokë.
Ndërkohë mësohet se 39-vjeçarja është gruaja e Bledi Shkëmbit, ish-kapiteni i Skënderbeut kampion.
LEXO EDHE: Rasti i djeshëm në Tiranë dhe nevoja për Sigurimin nga të gjitha Rreziqet në Ndërtim
Kujtojmë që tre persona janë arrestuar për ngjarjen.
Ndërkohë autoritetet kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.