17.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Një nga qytetet më të vjetra në Evropë"/ “Lonely Planet” sugjeron Shkodrën...

“Një nga qytetet më të vjetra në Evropë”/ “Lonely Planet” sugjeron Shkodrën për 2024-ën

Shkodra, qendra tradicionale e rajonit kulturor gegë, është një nga qytetet më të vjetra në Evropë dhe padyshim qendra urbane më tërheqëse në Shqipëri”.

Kështu e nis shkrimin prestigjiozja “Lonely Planet” dedikuar kryeqendrës së veriut të vendit që duhet vizituar me patjetër gjatë 2024.

Prej fillimit sugjeron si pikë turistike për t’u vizituar Kalanë e lashtë të Rozafës e cila ka pamje mahnitëse mbi liqenin e Shkodrës, ndërsa ndërtesat e lyera me pastel në Qytetin e Vjetër ngjajnë shumë me arkitekturën italiane, nënvizon “Lonely Planet”.

Media ndërkombëtare shkruan se ia vlen të kaloni një ose dy netë për të shijuar këtë qytet të këndshëm dhe mikpritës, pasi mund te shikoni edhe muzetë interesante përpara se të shkoni në male apo dhe bregdet.

Duke veçuar Muzeun “Marubi” i cili ka në koleksionet e tij vepra mbresëlënëse të ‘dinastisë’ Marubi sipas “Lonely Planet”.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat