3.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShqipëria dhe Kosova, më shumë makina me naftë se në gjithë Europën

Shqipëria dhe Kosova, më shumë makina me naftë se në gjithë Europën

Nëse ecni në rrugë, nuk është çudi që të mbyteni nga tymi i zi, që lëshojnë makinat.

Cilësia e naftës, mosha e vjetër e makinave dhe përdorimi i lartë i automjeteve me naftë, që çlirojnë më shumë dioksid karboni, janë arsyet kryesore të ajrit të ndotur.

Sipas Eurostat, Shqipëria dhe Kosova kanë peshën më të lartë të automjeteve që punojnë me naftë në Europë, me rreth 74% të totalit Shqipëria dhe rreth 82% Kosova për vitin 2022.

Nga rreth 639,000 automjete që kishte gjithsej në vend në 2022, rreth 471,000 janë me naftë. Me benzinë ranë rreth 17% e automjeteve (108,000) dhe me energji alternative 59,000, ose 9.3%.

Makina elektrike në vitin 2022 në vend kishte më pak se 1,300, sipas të dhënave të Eurostat.

Vendet e tjera të Europës perëndimore kanë një peshë shumë më të lartë të makinave me benzinë dhe po rrisin dhe përdorimin e energjisë alternativ.

Për shembull, Holanda ka më pak se 10% të makinave me naftë, ndërsa Turqia mban rekordin për automjetet me energji alternative me rreth 30% të totalit.

Sipas Eurostat, Në 12 nga 23 shtetet anëtare të BE-së për vitin 2022, kishte më shumë makina me benzinë sesa makina me naftë, me përqindjen e makinave me benzinë që varionte nga 85% në Holandë në 47% në Itali (Figura 4).

Në 11 shtetet e tjera anëtare, makinat me naftë tejkalonin makinat me benzinë me përqindjen e tyre që varionin nga 67% në Lituani në 50% në Rumani dhe Slloveni.

Pavarësisht përpjekjeve në të gjithë Europën për të rritur pjesën e makinave me emetime të ulëta të CO2, pjesa e makinave të pasagjerëve që furnizohen me lëndë djegëse alternative mbeti e ulët në vitin 2022 në shumicën e shteteve anëtare.

Në 3 nga 23 shtetet anëtare për të cilat disponohet informacion, makinat e pasagjerëve që përdorin energji alternative përfaqësonin më pak se 1% të flotës totale të makinave të pasagjerëve.

Shteti anëtar i BE-së me përqindjen më të lartë është Italia, ku makinat e pasagjerëve me lëndë djegëse alternative arritën 10% në 2022.

Vende të tjera me përqindje të dukshme të makinave të pasagjerëve që përdorin lëndë djegëse alternative janë Norvegjia (20,1%), Suedia (8,3%), Lituania (7,1%) dhe Letonia (5,7%).

Ndër vendet kandidate dhe kandidatët potencialë, përqindja më e lartë e makinave të pasagjerëve me lëndë djegëse alternative u regjistrua në Turqi (35,4%), Gjeorgji (32,7%) dhe Moldavi (16,8%).

Në Norvegji pothuajse të gjitha (99,9%) e makinave të pasagjerëve me lëndë djegëse alternative janë makina elektrike me bateri, ndërsa në Turqi dhe Moldavi pjesa e makinave me gaz është mbizotëruese midis makinave të pasagjerëve me lëndë djegëse alternative.

LEXO EDHE: Shqipëria shumë trafik, por më pak makina se Europa

LEXO EDHE: “Lëvizim Green”/ SIGAL UNIQA me flotë makinash elektrike: Bashkë për një Shqipëri më të gjelbër

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat