Inxhinieri dhe dy punëtorë të pallatit ku ndodhi incidenti mëngjesin e djeshëm në Tiranë janë arrestuar.
Në pranga u vunë Elton Osmanllari, Erjon Kanto dhe Zef Kalaj, me profesion punëtor ndërtimi, sipërmarrës dhe inxhinier.
Incidenti ndodhi dje, rreth orës 10:10, në bulevardin “Gjergj Fishta” në kryeqytet, ku u rrëzuan skelat e një pallati në ndërtim e sipër, duke plagosur dy kalimtarë, 70-vjeçarin H.L. dhe vajza e tij, 45-vjeçarja me I.Sh.