Mbyllja e vitit 2023 me një shifër rekord vizitorësh që kaloi 10 milionët, ka ndikuar pozitivisht tek strukturat akomoduese të cilat kanë pasur frekuentim më të lartë edhe në muajt e fundit të vitit të shkuar.
Sipas asaj që raporton INSTAT, mbi të dhënat e strukturave akomoduese, në nëntor 2023 jorezidentët në hotele u rritën me 60.7%. Teksa numri është rritur me 43,5%, në krahasim me Nëntor 2022.
Rritje ka pësuar edhe numri i netqëndrimeve që për nëntorin 2023 ishte 79,8%, në krahasim me Nëntor 2022. Numri i netë qëndrimeve nga rezident është rritur me 55,7% kurse numri i netë qëndrimeve nga jo-rezident është rritur me 97,5%.
Vizitorë
“Numri i vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritje me 65,3%. Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 65,4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 60,7%”.
Në muajin Nëntor 2023, numri më i lartë i vizitorëve rezulton: sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (52,0%); sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jo-bregdetare” (65,4%); sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (97,1%)”.
Netë qëndrime
“Gjatë muajit Nëntor 2023, numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 79,8%, në krahasim me muajin Nëntor 2022. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritje me 91,5%. Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 2,3 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 98,5%.
Në muajin Nëntor 2023, numri më i lartë i netë qëndrimeve është realizuar: sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (57,6%); sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jo-bregdetare” (63,4%); sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (97,9%)”, raporton INSTAT.
Norma neto e shfrytëzimit
Fluksi më i lartë turistik në raport me nëntorin 2022 shihet qartë edhe nga norma neto e shfrytëzimit të dhomave dhe shtretërve që kanë pësuar rritje në nëntor 2023.
“Normat neto të shfrytëzimit, të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë. Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 12,7%, kundrejt 9,7% që ishte në muajin Nëntor 2022. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 16,2%, kundrejt 9,1% që ishte në muajin Nëntor 2022”, thuhet në publikimin e INSTAT.