2.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPensionet private, del rregullorja për delegimin e funksioneve/ Kompani eksperte për auditimin...

Pensionet private, del rregullorja për delegimin e funksioneve/ Kompani eksperte për auditimin apo rrezikun e pastrimit të parave

Fondet e pensioneve private do të mund të delegojnë te të tretë funksione shumë të rëndësishme sicc janë promovimi, ekspertiza ligjore, kontabiliteti, informimin e anëtarëve, por edhe funksiuone kyçë, si auditimi, menaxhimi i riskut apo parandalimi i rreziqeve për pastrimin e parave.

Pas hyrjes në fuqi të Ligjit të ri për Pensionet Private vitin e shkuar, Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare ka nisur këtë vit plotësimin e tij me aktet nënligjore.

Në këtë kuaadër, ajo ka hedhur për konsultim publik rregulloren për delegimin e funksioneve të shoqërive të fondeve të pensioneve private.

Objekti i saj është përcaktimi i llojeve të funksioneve, rregullave dhe procedurave për delegimin e funksioneve të shoqërisë administruese të fondeve të pensionit privat te palët e treta.

Ndërkohë që përcaktohet qartë se shoqëritë administruese nuk do mund të delegojnë funksione të tjera të një rëndësie të veçantë, siç është administrimi i aktiveve të fondeve dhe administrimi i rrezikut të parashikuara në ligj.

Po ashtu, delegimi i funksioneve tek palë të treta bëhet ekskluzivisht pas miratimit me shkrim nga Autoriteti. Ky i findit refuzon miratimin e delegimit tek palë të treta kur ai vështirëson mbikëqyrjen e veprimtarisë së deleguar ose të gjithë veprimtarisë tregtare të shoqërisë administruese të fondeve apo pengon shoqërinë administruese të fondeve, që të veprojë në interesin më të mirë të anëtarëve.

Funksionet e deleguara duhet të ushtrohen në mënyrë të tillë që të mos rrezikohet aftësia, stabiliteti, vazhdimësia, si dhe cilësia e veprimtarisë së shoqërisë administruese.

Shoqëria administruese në çdo moment duhet të jetë në gjendje të monitorojë me efektivitet veprimtarinë e deleguar, të japë udhëzime të mëtejshme dhe të anulojë delegimin në mënyrë të menjëhershme, nëse kjo është në interes të anëtarëve.

Delegimi i funksioneve, në asnjë rast, nuk shmang përgjegjësitë e shoqërisë administruese.

Projektrregulloret e sipërpërmendura i gjeni KËTU

LEXO EDHE: “Fondi më i madh i pensioneve në Shqipëri”, Monitor: Sigal Pension, 43.6% të totalit të aseteve

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat