Një stuhi e fortë dëbore ka goditur të martën një pjesë të Shteteve të Bashkuara, duke shkaktuar tornado në jug që i morën jetën tre personave, ndërsa mbi 890.000 familje kanë mbetur pa energji elektrike.
Në Karolinën e Veriut, një person u vra në prag të shtëpisë, ndërsa në Georgia një tjetër humbi jetën pasi një pemë ra mbi një automjet, sipas policisë së kontesë Clayton.
Gati 1 milion familje mbetën pa energji mbrëmë, kryesisht në SHBA-të lindore.
Moti i keq është ndjerë edhe në trafikun ajror, pasi më shumë se 1,300 fluturime u anuluan dhe 8,600 u vonuan në të gjithë Shtetet e Bashkuara.
Ndërkohë, tornadot goditën zonat juglindore, veçanërisht Floridan, ku guvernatori Ron DeSandis shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në 49 qarqe.
Në veriperëndim të Shteteve të Bashkuara, paralajmërimet për stuhi u lëshuan gjithashtu për herë të parë në një dekadë në vargmalet e Kaskadës dhe Olimpiakut.
Edhe qyteti i Nju Jorkut po përgatitet për shi të dendur të shoqëruar me erëra të forta nga mbrëmja e së martës deri në mëngjesin e sotëm.
LEXO EDHE: 250 miliardë dollarë dëme nga stuhitë dhe tërmetet gjatë vitit 2023