20.5 C
Tirana
Wednesday, May 1, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPlanifikoni të vizitoni Greqinë këtë vit? Përgatituni të paguani! Shteti helen rrit...

Planifikoni të vizitoni Greqinë këtë vit? Përgatituni të paguani! Shteti helen rrit taksën turistike

Nëse planifikoni të vizitoni Greqinë këtë vit, përgatituni të paguani.

Për të përfituar nga ajo që pritet të ketë hyrje rekord turistësh këtë vit dhe për të ndihmuar në pagesën e kostove të zjarreve në pyje dhe përmbytjeve nga viti i kaluar, qeveria greke ka vendosur një taksë të re për turistët gjatë këtij viti.

Kjo taksë e re do të zëvendësojë pjesërisht taksën e vjetër dhe do të ndryshojë në çmim në varësi të sezonit.

Megjithatë, taksa e re e klimës do të shoqërohet me akomodimet për turistët. Tarifa e turizmit, në euro, do të varet nga niveli dhe vlerësimi i hotelit në të cilin qëndroni.

Qeveria greke pret që kjo rregullore e re të gjenerojë deri në 600 milionë euro të ardhura shtesë në vitin 2024.

Kjo taksë e re do të zbatohet edhe për qiratë afatshkurtra.

Taksa turistike për fjetjet më të lira në apartamente do të jetë 1.5 euro në vend të 0.5 eurove të mëparshme për natë, ndërsa taksa për natën në hotelet me pesë yje do të rritet nga 4 në 10 euro për natë.

LEXO EDHE: FOTO/ Si mund të blejmë online Sigurimin “Shëndeti në Udhëtim”

Kryeministri Mitsotakis është shprehur se prioritetet e këtij fondi do të jenë “mobilizimi sa më i shpejtë për të shpëtuar jetë në fatkeqësitë me të cilat vendiu do të përballet në të ardhmen”, si dhe sigurimi i burimeve financiare për mbrojtjen kundër krizës klimatike.

Pas zjarreve në korrik dhe më pas në fund të gushtit, të cilat shkatërruan më shumë se 150.000 hektarë terren, Greqia u godit nga përmbytjet katastrofike në fillim të shtatorit.

LEXO EDHE: 250 miliardë dollarë dëme nga stuhitë dhe tërmetet gjatë vitit 2023

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat