11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksidentet rrugore, shkaku i dytë për numrin më të lartë të vdekjeve

Aksidentet rrugore, shkaku i dytë për numrin më të lartë të vdekjeve

Siguria rrugore përbën një ndër sfidat kryesore ë fushën e sigurisë në Shqipëri.

Të dhënat e Institutit të Statistikave, INSTAT tregojnë se aksidentet janë shkaku i dytë për numrin më të lartë të vdekjeve pas shkaqeve natyrore.

Sipas INSTAT, në 8-mujorin e këtij viti numri i aksidenteve rrugore është rritur me 20%. Konkretisht, në harkun kohor janar-gusht janë shënuar 919 aksidente ku kanë humbur jetën 144 persona.

Lexo edhe: Me Siguracionin KASKO nga SIGAL UNIQA, udhëtimi me makinë i sigurtë edhe në dimër

Aksidentet rrugore në 15,7 % të rasteve, kanë ardhur për shkak të sjelljes së gabuar të këmbësorëve, sipas të dhënave të Policisë Rrugore.

Shqipëria renditet ndër vendet me numrin më të lartë të vdekjeve nga aksidentet në rrugë në raport me popullsinë.

Mesatarja e vendeve të BE në 2019 ishte 51 vdekje për 1 milion banorë sipas Eurostat.

Në vitin 2019, Shqipëria kishte 80 vdekje në aksidente rrugore për 1 milion banorë ose  227 viktima në total.

Për “Sigurinë rrugore“ Shqipëria krijoi një Strategji Kombëtare dhe një Plan Veprimi 2011-2020 pasi aksidentet rrugore shkaktojnë një kosto në Prodhimin e Brendshëm Bruto.

Disa nga objektivat e kësaj strategjie nuk janë arritur në përputhje me tendencën e parashikuar duke bërë që siguria rrugore përsëri të mbetet një shqetësim serioz.

Objektivi kryesor ishte ulja e numrit të vdekjeve për 100 000 banorë me rreth 50%.

Shqipëria ka infrastrukturë të dobët rrugore dhe lidhja e qyteteve kryesore ende nuk bëhet me autostrada.

Ndërtimi i rrugëve të reja, kryesisht i autostradave të pandërprera që lidhin qytetet e vendit, ka treguar se ka nxitur zhvillim por rrisin edhe sigurinë.

Në shumë raste shkak për aksidentet përveç sjelljes së drejtuesit të automjetit apo këmbësorit, bëhen parametrat teknikë dhe fizikë të rrugës.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor aktualisht në Shqipëri ka 702,318 mjete rrugore aktive.

Vetëm gjatë vitit 2021 në periudhën janar-maj janë shtuar 25,507 automjete të reja në qarkullim. Në krahasim me 10 vite më parë, sot në Shqipëri ka 75% mjete më shumë.

Shtimi i automjeteve në rrugë dhe shtimi i aksidenteve risjellin edhe një herë në vëmendje nevojën për të siguruar shëndetin dhe automjetin tuaj.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, për periudhën Janar-Gusht të këtij viti, kompanitë e sigurimit të jo-jetës kanë paguar 2.15 miliardë lekë dëme në klasat e përgjegjësive motorike ndaj palëve të treta.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, dëmet në sigurimet e detyrueshme motorike janë rritur me gati 43% dhe përbëjnë më shumë se gjysmën e dëmeve totale të paguara nga kompanitë e sigurimeve.

Dëmet këtë vit kanë kaluar ndjeshëm edhe nivelet e shënuara në vitin 2019, me pothuajse 16% më shumë.

Sa i përket kompanive, SIGAL UNIQA Group Austria është ajo që ka edhe numrin më të lartë të dëmeve të paguara për këtë vit, me 28.20% të totalit.

Sigurimet nuk parandalojnë vdekjet por shmangin kostot financiare. Ndaj mos hezitoni! Merr siguracionin që të nevojitet dhe dil i sigurtë në rrugë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat