Policia Rrugore ka nisur gjobitjen e këmbësorëve për kalime të parregullta në rrugë.
Ditët e fundit, rrugorët kanë aplikuar gjobat në vlerën e 10 mijë Lekëve të vjetra për ata këmbësorë që kalojnë në mes të rrugës, jo në vendkalimet e përcaktuara apo vija të bardha.
Në videon e shpërndarë nga Policia Rrugore, janë evidentuar me pamje disa raste të kalimit të parregullt në rrugë nga ana e qytetarëve, të cilët janë ndëshkuar me masë administrative (gjobë).
Sipas ekspertëve, kalimet e parregullta të këmbësorëve janë burim aksidentesh në shumë raste.