0.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetLeku mbyll vit “triumfues”, kursi i Euros në rënie vjetore me mbi...

Leku mbyll vit “triumfues”, kursi i Euros në rënie vjetore me mbi 9%

Leku e ka mbyllur vitin 2023 në mbiçmim të ndjeshëm krahasuar me një vit më parë.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye sot (dita e fundit që publikohet kursi zyrtar për këtë vit) në nivelin e 103.88 lekëve.

Krahasuar me ditën e fundit të vitit 2022, kursi i këmbimit Euro-Lek ka rënë me 9.1%.

Tendencë në rënie ka shënuar edhe kursi me shumicën e valutave të tjera kryesore.

Kursi i Dollarit Amerikan me Lekun e mbylli vitin në nivelin e 93.94 lekëve, në rënie me 12.2% krahasuar me fundin e vitit të kaluar.

Kursi i Paundit Britanik me Lekun e ka mbyllur vitin në vlerën e 119.47 lekëve, në rënie me 7.3% krahasuar me fundin e vitit të kaluar.

Franga Zvicerane e mbylli vitin në vlerën e 112.1 lekëve, në rënie me 3.5% krahasuar me një vit

Leku ka vit ka shënuar vitin e vet më të mirë të kursin e këmbimit. Mbiçmimi kundrejt Euros preku nivelin e 14% gjatë verës, kur kursi shënoi njëkohësisht edhe nivelin më të ulët historik, me 100.49 lekë. Në vazhdim, kursi pati një korrektim në rritje, por duke ruajtur tendencën mbiçmuese vjetore të Lekut.

Pasi i stabilizua pranë nivelit të 106 lekëve në mbyllje të sezonit veror, gjatë muajit nëntor Leku u forcua ndjeshëm sërish, duke arritur sërish në kufirin e 101 lekëve, kryesisht si rezultat i të ardhurave nga shitja e energjisë elektrike.

Në muajin dhjetor, Euro rifitoi disi terren, për shkak të rritjes së ofertës së Lekut në treg, si rrjedhojë e rritjes së fortë të shpenzimeve publike në javët e fundit të vitit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat