11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetUdhëtime të sigurta për festa/ Ju blini “Kartonin Jeshil”, SIGAL UNIQA ju...

Udhëtime të sigurta për festa/ Ju blini “Kartonin Jeshil”, SIGAL UNIQA ju jep edhe mekanikun, edhe mjekun me vete

Fundjava sapo ka nisur dhe për shkak të festës së Krishtlindjesh, shumë prej nesh do të marrin makinat dhe do të festojnë me familjen apo miqtë në qytete të ndryshme të Shqipërisë por edhe jashtë saj.

Të gjithë e dimë se një nga siguracionet e detyrueshme që na kërkohen në pikat kufitare është edhe “Kartoni Jeshil”.

Ky i fundit mbulon përgjegjësinë civile të mbajtësit të mjetit motorik, ndaj dëmeve që u shkakton palëve të treta, në përputhje me parashikimin e Ligjit të një prej shteteve anëtare të Këshillit të Byrove, ku ka ndodhur rasti në sigurim.

Pse të siguroni makinën me “Karton Jeshil” tek SIGAL UNIQA?

Nëse pajiseni me një siguracion “Karton Jeshil” tek SIGAL UNIQA dhe jeni përfitues në një aksident (një mjet tjeter ju ka shkaktuar deme materiale apo dëme shëndetësore ndaj jush apo pasagjerëve tuaj), atëherë SIGAL UNIQA ju mbështet me procedurat e dëmshpërblimit me kompaninë përgjegjëse në vendin përkates ku ka ndodhur aksidenti.

Kështu, ju kurseni kohën dhe paratë tuaja duke mosangazhuar një avokat në vendin e aksidentit.

LEXO EDHEMbi 800 milionë dëme në 10-muaj/ SIGAL UNIQA, e para edhe në Sigurimet e Automjetit

Bli tani online “Kartonin Jeshil” në www.sigal.com.al

Por kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri vjen me mundësira që nuk duhen humbur.

Në mënyrë që të papriturat në rrugë, defekt makine, rënie gome, rënie baterie apo përfundim karburanti të mos ju kapë të papritur, SIGAL UNIQA bashkë me “Kartonin Jeshil” ju ofron edhe Asistencën Rrugore “AutoSOS”.

“SIGAL UNIQA Autosos” në Europë për një periudhë 1 mujore ose 1 vjeçare, mundëson:

  • Qendër kontakti në gjuhën shqipe
  • Shërbim karroatreci
  • Riparim në vend
  • Zëvendësim i automjetit në rast aksidenti
  • Parkim
  • Akomodimi në hotel
  • Riatdhesim ose vazhdim i udhetimit drejt destinacionit
  • Taksi

LEXO EDHE: Vendi i përfshirë nga bora e shiu/ Asistenca Rrugore “AutoSOS”, mik i mirë në momente të vështira

Doni që gjatë udhëtimit tuaj të keni edhe mjekun me vete? Po, me “TeleShëndet” nga SIGAL UNIQA, tani mundeni.

Kompania shqiptaro-austriake e sigurimeve është e vetmja që e ofron një shërbim të tillë, në mënyrë  për të qenë pranë klientëve të saj në çdo moment dhe për t’ju dhënë shërbimin e duhur shëndetësor.

TeleShëndet është një aplikacion për telefon celular android dhe iphone, i cili nëse shkarkohet në telefonin tuaj, ju mundëson të komunikoni 24/7 me mjekë të përgjithshëm për çdo ankesë që mund të keni.

Shërbimet që ofron TeleShëndet janë:

  • Këshillim me mjek 24/7
  • Shkarkoni kartelën tuaj mjekësore
  • Merrni një recetë mjekësore online
  • Përfitoni zbritje për shërbimet në rrjetin mjekësor Teleshëndet

Por përveç këtyre, klientët e “TeleShëndet” ofrojnë edhe një sërë benefitesh si:

  • Check up 1 herë në vit
  • Vizitë okulisti falas
  • Xhama syzesh me zbritje
  • Vizitë Dentisti falas dhe higjenizim me zbritje 60%
  • Zbritje në rrjetin mjekësor “SIGAL TELESHENDET“
  • Dhe shumë benefite të tjera

Shkarkoni TANI aplikacionin Teleshëndet në celularin tuaj, iPhone ose Android, dhe provoni këtë shërbim të mjekësisë moderne të sjellë nga SIGAL UNIQA.

Rrugë të mbarë! 

Nëse ju nevojiten më shumë informacione, shkruani në:

Whatsapp: 068 60 62 829

E-mail: [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat