1.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShqipëria, mes 7 destinacioneve më të bukura për tu vizituar gjatë 2024-ës

Shqipëria, mes 7 destinacioneve më të bukura për tu vizituar gjatë 2024-ës

Revista britanike “Luxury Lifestyle Magazine” i ka kushtuar një shkrim rajonit të Adriatikut duke e cilësuar një rajon magjepsës, dhe Shqipërinë duke e rënditur mes 7 destinacioneve më të bukura për tu vizituar gjatë vitit 2024.

Nëse kërkoni një frymëzim për përvojën tuaj të ardhshme luksoze të udhëtimit jashtë vendit, atëherë mos kërkoni më larg se këto perla evropiane”, shkruan në një artikull revista britanike “Luxury Lifestyle Magazine”.

Nga bregdeti magjepsës i Kroacisë te eleganca e përjetshme e Italisë, xhevahiret e fshehura të Shqipërisë te bukuria e Malit të Zi, historia e pasur e Bosnjë-Hercegovinës te ishujt e Greqisë dhe peizazhet piktoreske të Sllovenisë, secili vend ofron joshjen e tij unike.

Sipas revistës britanike, adhuruesit e natyrës do të mahniten nga peisazhet e larmishme të Shqipërisë. Nga Alpet e mrekullueshme shqiptare në veri deri te plazhet e pacënuara të Rivierës në jug.

Bëni një shëtitje të qetë nëpër male ose relaksohuni në brigjet e izoluara me rërë. Adhuruesit e historisë do të kënaqen duke eksploruar rrënojat antike dhe vendet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s të shpërndara në të gjithë Shqipërinë.

Qyteti i Beratit me arkitekturën e tij osmane dhe Gjirokastra me kështjellën e tij imponuese janë destinacione që ofrojnë pamje të së kaluarës së Shqipërisë. Eksploroni vendin në brendësi për të zbuluar fshatra tradicionalë ku koha duket se ka ndaluar.

Përjetoni drejtpërdrejt kulturën shqiptare ndërsa shoqëroheni me vendasit, provoni kuzhinën e shijshme tradicionale dhe njihuni me zakonet e vjetra. Për ata që kërkojnë aventura, Shqipëria ka shumë për të ofruar, duke filluar me aktivitetet sportive ujore përgjatë vijës piktoreske bregdetare.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat