Një 80-vjeçar ka ndërruar jetë pasi banesa e tij është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, në fshatin Bubullimë të Lushnjes.
Sipas asaj që raportohet, 80-vjeçari Koli Koçi ka qenë së bashku me bashkëshorten e tij 75-vjeçare në momentin që ka rënë zjarri, e cila ka arritur të dalë jashtë dhe t’i shpëtojë flakëve.
Shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë soba me dru e lënë ndezur gjatë natës.
Dyshohet se viktima është zënë poshtë nga trau i tavanit i cili ka rënë gjatë djegies.
LEXO EDHE: Mbrojtja e shtëpisë nis me sigurimin e duhur