Parisi është emëruar edhe një herë si destinacioni më tërheqës në botë, sipas një raporti vjetor nga kompania globale e kërkimit të tregut “Euromonitor International”.
Indeksi i 100 destinacioneve më të mira për vitin 2023 shqyrtoi qytetet kryesore nga e gjithë bota dhe i renditi ato sipas kritereve, duke përfshirë turizmin, qëndrueshmërinë, performancën ekonomike dhe shëndetin dhe sigurinë.
Evropa mbetet superiore, me 7 nga 10 qytetet më të mira dhe 63 vende në Top 100.
Të vetmet qytete jo-evropiane në top 10-she janë Dubai (2), Tokio ( 4) dhe New York (8).
Madridi rënditet i treti, ndërsa Amsterdami, Berlini dhe Roma ishin respektivisht në numrin 5, 6 dhe 7.
Barcelona dhe Londra mbyllin Top 10-shen.
Raporti i atribuon suksesin e Evropës “urbanizimit me ritme të shpejta dhe adoptimit të gjerë të teknologjisë”.
“Përmirësimi i qëndrueshmërisë, rrjeteve të transportit dhe ndikimi social janë disa nga qëllimet kryesore që qytetet po përqafojnë sot për të rritur konkurrencën, për të përmirësuar ofertën e tyre turistike dhe për të ofruar një udhëtim të pandërprerë të klientit”.
20 destinacionet më të mira për 2023: