Një aksident masiv ku janë përfshirë 14 automjete është regjistruar mëngjesin e sotëm në Kosovë.
Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, Mazgit-Bresje, ku dyshohet se ka dhe të lënduar.
“Kjo rrugë është e bllokuar përkohësisht, përderisa njësitet policore dhe ekipet emergjente kanë reaguar në vendin e ngjarjes për t’u marr me rastin dhe trajtimin e personave të lënduar. Apelojmë për kujdes gjatë vozitjes në këtë kohë me ngrica dhe mjegull, për të shmangur rastet e tilla”, ka thënë zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.
LEXO EDHE: Vendi i përfshirë nga bora e shiu/ Asistenca Rrugore “AutoSOS”, mik i mirë në momente të vështira