0.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKaq e thjeshtë! Bli Siguracionin Online, SIGAL UNIQA vetëm një klik larg

Kaq e thjeshtë! Bli Siguracionin Online, SIGAL UNIQA vetëm një klik larg

Kompania SIGAL UNIQA Group Austria është kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në Shqipëri me 42 produkte sigurimi, një pjesë e të cilave risi për tregun shqiptar.

Pandemia Covid-19 ndryshoi shumë gjëra mes të cilave edhe mënyrën e shërbimit të SIGAL UNIQA ndaj klientëve të saj. Karantina nxorri në pah nevojën e shitjes së policave të sgurimit edhe online, shërbim të cilin kompania jonë e ka arritur dhe vijon ta bëjë në një mënyrë shumë të suksesesshme.

Kushdo që do të blejë sigurimin e automjetit apo të mbrojë shëndetin dhe pronën përmes sigurimeve shëndetësore dhe ato të pasurive kishte dhe ka mundësinë ta bëjë përmes celularit ose kompjuterit, pa qenë nevoja të paraqitet në një zyrë të SIGAL. Duke mos patur kontakte fizike me personelin, por edhe për të mos harxhuar kohë dhe për të qenë komod.

SIGAL UNIQA Group Austria ishte ndër të parat kompani në Shqipëri dhe e para sa i përket atyre të sigurimeve që ofroi këtë shërbim, i cili vijon të rritet me ritme shumë të shpejta.

Kushdo që do të blejë sigurimin e automjetit, shëndetit apo pronës ka mundësinë ta bëjë përmes celularit ose kompjuterit, pa qenë nevoja të paraqitet në një zyrë të SIGAL.

Lorenc Tabaku, drejtor i departamentit të IT-së në SIGAL UNIQA tregon që gjatë kohës së pandemisë dhe në vazhdim ka patur një trend në rritje të blerjeve online të siguracione dhe garanton se siguria për klientët që zgjedhin këtë rrugë është maksimale.

“SIGAL UNIQA i kushton vëmendje të veçantë prakticitetit dhe faciliteteve në shërbimin ndaj klientëve. SIGAL prej shumë vitesh po investon veçanërisht në zhvillimet dhe përmirësimin e sistemeve dhe shërbimeve dixhitale, dhe është e para kompani duhet thënë që ofron shërbimin e blerjes online të pothuaj të gjitha siguracioneve.

Është shumë e thjeshtë ta blesh online siguracionin. Mund të klikosh direkt sigal.com.al dhe nga aty mund të përzgjedhësh siguracionin që të duhet, vendos të dhënat që të kërkohen, për të cilat dua të theksoj që janë konfidenciale dhe në mënyre absolute ruhen me fanatizëm nga kompania dhe mund të bësh blerjen me kartë krediti ose debiti.

Nuk ka përse të ketë frikë një individ të blejë online, për më tepër në një kompani si SIGAL që është e sigurtë dhe çdo gjë është 100% e verifikueshme dhe transparente. Frikë duhet patur vetëm në ato kompani apo site fantazëm që ne nuk dimë se çfarë fshihet nga pas”.

SIGAL UNIQA Group Austria është kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon, ndërsa renditet e 62-ta mes rreth 250 kompanive të sigurimeve në Europën Juglindore.

Prej vitit 2007, SIGAL është pjesë e UNIQA Insurance Group, gjigandit austriak të sigurimeve.

Grupi SIGAL UNIQA është një familje e madhe që numëron mbi 1500 punonjës dhe agjentë, të cilët u shërbejnë 1 milion klientëve në tre shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni e veriut.

SIGAL UNIQA është ndër grupet më të mëdhenj fi nanciarë në rajon, i përbërë nga 7 kompani sigurimesh dhe 1 fond pensioni privat dhe zotëron 121.2 milionë Euro asete, numëron mbi 72 milionë Euro prime të shkruara për vitin 2020 dhe rreth 300 milionë Euro dëme të paguara ndër vite.

Nëse doni të siguroheni ka vetëm 1 emër, SIGAL UNIQA Group Austria.

Lexo edhe: Afro 1.2 miliardë lekë për Sigurimin e Jetës në Tiranë, ja kompania që dominon tregun

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat