Policia e Tiranës njoftoi ditën e sotme arrestimin e shoferit të një autobusi në Tiranë.
Shkak u bë fakti se gjatë kohës që drejtonte mjetin, ai hapi aksidentalisht derën e për pasojë u dëmtua një pasagjere.
Gruaja u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan Sh. H., 64 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar një autobus, në bulevardin “Zogu i Parë”, dyshohet se aksidentalisht ka hapur derën e autobusit dhe si pasojë është dëmtuar shtetasja Z. B., 78 vjeçe, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
LEXO EDHE: Kujdes! Mospajisja me siguracionin TPL shkak për konflikte personale, gjoba dhe zhytje në borxhe