Shqipëria është zyrtarisht e kualifikuar për Evropianin “Gjermani 2024”.
Kuqezinjtë barazuan 1-1 me Moldavinë në transfertë, rezultat që mjaftoi për të prerë biletën për “Euro 2024”.
Pas kësaj ndeshje, Shqipëria mban kreun e Grupit E me 14 pikë ndërsa pas tre ditësh pret Ishujt Faroe, një ndeshje ku kuqezinjtë mund të sigurojnë edhe vendin e parë në grup.
Një rrugëtim shumë i bukur ku një meritë të veçantë meriton edhe trajneri brazilian, Sylvinho.
Kjo është hera e dytë në histori që Kombëtarja jonë kualifikohet në finalet e një Evropiani, pas “Euro 2016” që u luajt në Francë.