13.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShiu i bën arat llucë/ Bujqit në Myzeqe nuk po mbjellin dot...

Shiu i bën arat llucë/ Bujqit në Myzeqe nuk po mbjellin dot grurin

Nëntori për fermerët në Myzeqe është muaji i mbjelljes së grurit.

Por reshjet po vonojnë procesin, sepse në tokë të lagur bujqit e kanë të pamundur të punojnë.

Janë bërë tokat det. Nuk hyn dot zetori. Gruri duhej të ishte mbjellë që më 5 nëntor”.

“Është baltë“, shprehen bujqit për Top-Channel.

Kjo situatë po i sjell shumë probleme pasi periudha që është me optimalja për të mbjellë grurin është nga data 5 deri ne 25 nëntor.

Dy vitet e fundit gruri ka qenë një nga prodhimet bujqësore që është mbjellë më shumë për shkak të kërkesës së lartë që nxiti lufta në Ukrainë kur pati dhe luhatje të çmimeve.

SIGURIMI I BUJQËSISË, A MUND TË BËHET DHE SI?

Muajt e fundit, fermerët në Korçë, Konsipol e zona të tjera të vendit, janë përballur me dëme të mëdha në kulturat e tyre bujqësore, për shkak të breshërit dhe fenomeneve të tjera natyrore.

Breshëri dhe stuhitë e erës të javëve të fundit janë shembulli më i freskët i rreziqeve të mëdha ndaj të cilave ekspozohet sektori bujqësor dhe që shkaktojnë periodikisht dëme të mëdha ekonomike.

Arsyeja pse fermerët shqiptarë janë veçanërisht të ekspozuar ndaj dëmit ekonomik është mungesa, thuajse totale, e sigurimeve në bujqësi dhe më tej.

Bujqësia është një sektor me rrezik shumë të madh, sepse është e ekspozuar ndaj faktorit natyror dhe faktorëve të tjerë, si sëmundje, parazitë, që e bëjnë këtë sektor shumë të brishtë dhe të ndjeshëm.

Nëse ndodh një përmbytje, thatësirë, ngricë, etj., dëmi mund të jetë shumë i madh. Duke qenë sektor me rrezik të lartë, edhe primi i sigurimit duhet të jetë i lartë. Kjo nuk është përvoja jonë, por kjo është përvoja e të gjitha vendeve të tjera, që operojnë me sigurimet në bujqësi.

Sipas informacioneve nga shtetet e tjera, primi i sigurimeve në bujqësi shkon midis 3% dhe 8% e vlerës së dëmit të mbuluar. Ky prim është shumë më i lartë krahasuar me sektorët e tjerë të sigurimit. Me kosto kaq të larta, fermerët është e vështirë të sigurohen vullnetarisht, ndaj ky treg është pothuajse 0.

Përveç kësaj, primi është i lidhur shumë edhe me numrat. Sa më shumë fermerë të jenë të siguruar, aq më shumë do të ulet primi.

Pa harruar edhe ndihmës që mund të jape shteti. Nëse do të ketë subvencionim dhe do të rritet vëmendja, tregu i sigurimeve është gati për t’u bërë pjesë këtyre skemave dhe për të gjetur risigurues të leverdishëm.

Një tjetër problem është fakti se, politikat vazhdojnë të ushqejnë mentalitetin që në rast fatkeqësie, paguan shteti. Kjo nuk është e drejtë moralisht, sepse barra bie mbi taksapaguesit, por edhe jep një mesazh të gabuar, duke mos nxitur krijimin e një kulture sigurimi.

Pra, fillimisht duhet thyer koncepti që shteti mendon për të gjitha, por njëkohësisht duhet nxitur edhe kultura e sigurimit, përmes subvencionimit të primit.

Sigurimet në bujqësi, përvoja e huaj

Tregjet e sigurimeve bujqësore kanë zhvillime të rëndësishme në mbarë botën si rezultat i influencës së shumë faktorëve ndër të cilët përmendim rritjen e kërkesës për prodhime bujqësore, nevojat për mbështetjen e sektorit të bujqësisë, politikat e zhvillimit dhe të ndikimit të konkurrencës.

Tregjet e sigurimeve bujqësore janë institucione specifike që mbështesin mbrojtjen nga rreziqet. Por sektori bujqësor asnjëherë s’ka mbetur edhe pa vëzhgimin dhe influencën e politikave publike për ta mbështetur me instrumente nxitës dhe politika zhvillimi.

Gjeografikisht nivelin e primeve më të mëdha e zënë SHBA dhe Kanadaja me 62%, vendet aziatike 18%, vendet europiane 17%, vendet e Amerikës Latine 2%, vendet afrikane 1% si dhe Australia dhe Zelanda e Re 1%.

Vetëm në Indi gjenden 28 milionë ekonomi bujqësore të siguruara.

Ndër programet e para siguruese në eksperiencat e vendeve të përparuara dallohet krijimi “Federal Crop Insurance Corporation” në SHBA, në vitin 1938.

Një promotor me tradita ndër më të hershmet në fushën e sigurimeve janë vendet e BE, ku spikasin eksperiencat e Francës, Italisë, Spanjës etj. Treguesit evidentojnë se rreth 69% të fermerëve gjermanë përdorin sigurimin e korrjeve, po kështu edhe 59% e fermerëve spanjollë.

Kontributi i bujqësisë në prodhimin e brendshëm bruto

Shqipëria mbetet vendi me peshën më të lartë të bujqësisë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) në Europë dhe gati sa dyfishi i rajonit.

Në Maqedoninë e Veriut, bujqësia zë 10.2% të peshës në totalin e PBB-së; në Bosnjë, vetëm 7.8% të PBB-së; në Serbi zë 9.7%. Në vendet e zhvilluara të BE, bujqësia zë rreth 2% të PBB-së.

Kontributi i bujqësisë në punësim

Në një vend si Shqipëria, bujqësia ka qenë burimi kryesor i punësimit. Megjithatë, nga viti 2000 deri në vitin 2019, shkalla e punësimit në sektorin privat bujqësor është përgjysmuar, ndërsa ajo e sektorit privat jo-bujqësor gati është katërfishuar (IPPM, 2017). Të dhënat e anketimeve të ndryshme tregojnë se në Shqipëri aftësitë e fuqisë punëtore në bujqësi janë reduktuar si pasojë e plakjes, emigrimit dhe mungesës së mundësive të të punësuarëve rishtas për tu arsimuar apo trajnuar. Megjithatë, bujqësia vijon të dominojë ekonominë shqiptare për nga numri i të punësuarëve me 40 % të totalit në vitin 2019.

LEXO EDHE: Të fundit në Europë/ Shqipëria me financimet më të ulëta për bujqësinë

Për këto dhe arsye të tjera, kompania më e madhe e sigurimeve SIGAL UNIQA Group Austria është përpjekur vazhdimisht të ndërgjegjësojë fermerët për futjen dhe zhvillimin e sigurimeve në bujqësi e blegtori, si një instrument mbrojtës kundër dëmeve që sjellin kosto jo vetëm për ekonomitë familjare por edhe për atë kombëtare.

Sot, SIGAL UNIQA është e vetmja kompani Sigurimi në Shqipëri që ofron Sigurimin e Bujqësisë dhe Blegtorisë dhe nëse fermat janë të certifikuara me “GLOBAL G.A.P” atëherë tek SIGAL UNIQA do të gjeni çmime 50% më të ulta në krahasim me rrezikun që kompania e sigurimit merr përsipër.

Certifikimi Global G.A.P (Good Agricultural Practice) në bujqësi është një standard ndërkombëtar për praktikat e mira bujqësore.

Ky certifikim siguron se fermerët dhe prodhuesit e ushqimit ndjekin standarde të larta në prodhimin e ushqimit, duke përfshirë mënyrat e prodhimit, trajtimin e bimëve dhe kafshëve, menaxhimin e ujit dhe mbetjeve, si dhe aspektet sociale dhe mjedisore të prodhimit.

“Global G.A.P” është një mjet për të siguruar që ushqimi është prodhuar me kujdes dhe në përputhje me kërkesat e tregut ndërkombëtar duke ndihmuar prodhuesit të hyjnë në tregjet ndërkombëtare, duke treguar se prodhimi i tyre është i sigurt dhe i cilësisë së lartë.

Për më shumë informacione, mund të shkruani në:

Whatsapp: 068 606 2829

E-mail: [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat