15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“Kreditë për individët sipas rrethit dhe qëllimit”/ Durrësi me rritjen më të...

“Kreditë për individët sipas rrethit dhe qëllimit”/ Durrësi me rritjen më të lartë, Shkodra dhe Lezha të vetmet me rënie në tremujorin e tretë 2023

Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë rreth “Huave për individët sipas rrethit dhe qëllimit të përdorimit”, në tremujorin e tretë të 2023, në total portofoli i huasë arriti në vlerën e 267 milionë lekëve.

Krahasuar me tremujorin paraardhës kemi të bëjmë me një rritje prej 2.8% ose në vlerë absolute me 7.2 milionë lekë më shumë.

Pothuajse të gjithë rrethet kanë reflektuar një rritje të huave për individët, por përjashtim bën qarku i Shkodrës dhe ai i Lezhës të cilët kanë shënuar rënie me 1.03% dhe 0.61% respektivisht.

Ndërkohë, rritjen më të lartë e ka patur qarku i Durrësit me 4.4%, ndjekur nga qarku i Tiranës me 3.3%. Elbasani e ka zgjeruar portofolin e huave me 2.6%, ndërsa qarqet e tjera si Korça, Vlora dhe Fieri kanë shënuar një rritje të nivelit të huasë nga 1.4% deri në 2%. Sipas të dhënave zyrtare nivelin më të lartë të huave totale e gëzon qarku i Tiranës me plot 174 mln lekë, duke zënë kështu 65% të totalit të huave.

Sa i përket huasë konsumatore dhe asaj për blerje banesash. Huaja për blerje banesash ka rënë në të gjitha qarqet përjashtuar qarkut të Tiranës, ku ka patur një rritje prej 4.6%. Rënien më të madhe të huasë që individët kanë përdorur për blerjen e një pasurie të paluajtshme (banesë) e ka shënuar qarku i Shkodrës me 5.3%, ku në vlerë monetare kjo rënie përllogaritet rreth 0.5 mln lekë.

Rënia ka qenë e konsiderueshme edhe në qarqet si Durrësi me 4.7% dhe Elbasani me 2.7%.

LEXO EDHE: Kredia për apartamente “prek majat” në Tiranë/ Çfarë duhet të dimë para se ta marrim atë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat