Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Qesarat në Sarandë.
Si pasojë e ngjarjes ka ndërruar jetë një 66-vjeçar, asfiksuar nga tymi.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe shkakun e zjarrit.
Jetët e humbura nuk mund ti kthejmë pas por pronën, pasurinë e çdo gjë tjetër me vlerë PO.
LEXO EDHE: Përse më duhet Sigurimi i Shtëpisë?
Pavarësisht se mund të mendoni se keni marrë çdo masë paraprake për sigurimin e pronës suaj, të gjithë e dimë që zjarri shpeshherë është i paparashikueshëm dhe i rrezikshëm edhe për jetët njerëzore.
Mund të jetë një aksident në kuzhinë, tension i lartë elektrik, një pajisje me defekt, apo raste të tjera aksidentale, të cilat e bëjnë të domosdoshme pajisjes me Policën e Sigurimit nga Zjarri.
Ky siguracion zbut pasojat e rënda që mund të ketë një forcë kaq shkatërrimtare duke bërë që në rast dëmi të mos jeni ju ata që paguani por kompania e sigurimit.
Sigurimi nga Zjarri mbulon humbjen, dëmtimin apo shkatërrimin e pasurisë së siguruar në mënyrë të papritur, të paparashikuar apo aksidentale si pasojë e:
- Zjarrit
- Rrufesë
- Eksplozionit
- Rënies së objekteve fluturuese nga lart, etj.
Nëse dëshironi një mbulim më të plotë, këtij sigurimi mund ti shtohen edhe rreziqe shtesë si:
- Tërmeti
- Breshëri
- Përmbytja
- Stuhia, etj.
LEXO EDHE: Sigurimi i pronës, shqiptarët indiferentë apo “nuk kanë frikë” nga zjarri dhe fatkeqësitë natyrore?!