Maratona e Tiranës zhvilloi këtë të dielë edicionin e saj të shtatë ku afro 4500 vrapues, garuan në 4 kategori të ndryshme.
Në kategorinë e 42 kilometrave, Podiumi u poshtua nga sportistet e huaja.
Te meshkujt nuk kishte surpriza, teksa 3 sportistët nga Kenia, Ezekiel kipkorir, Leban Çeriot, Hosea Kiplaget bënë për vetë çmimin e madh.
Sa i përket kategorisë së femrave për 42 km në vendin e parë ishte Natalia Semenoviç që fitoi 5,000 euro, në vendin e dytë sportisja nga Kenia Hellen Jepkosgei me 3,000 euro dhe në të tretin shqiptarja Sonia Cekini me 2,000 euro.
Edhe kampiones kuqezi, Luiza Gega, nuk zhgënjeu më tokën shqiptare. Ajo doli e para në “half maratone” me 21 km duke lënë pas rivalet e saj nga Kenia.
Sa i përket katëgorive të tjera, në 10 km, podiumi ishte kuqezi për vajzat. E para u pozicionua Gresa Bakraçi nga Kosova, në vendin e dytë, Redia Dauti dhe në të tretin, Relaksa Dauti.
Te meshkujt me 10 km, i pari doli greku Panayiotis Kariskos në vendin e dytë, Bledar Messi dhe në të tretin Krzysztof Syznofski nga Poloni.
Çmime u ndanë dhe për veteranët e kësaj maratone si dhe për personat më aftësi të kufizuara.
Edhe këtë një ndër sponsorit zyrtarë të Maratonës së Tiranës ishte edhe Fondi më i madh i pensioneve private në Shqipëri, “SIGAL UNIQA Fond Pensioni”.
Ashtu si kompania mëmë, “SIGAL UNIQA Group Austria”, edhe “SIGAL UNIQA Fond Pensioni” ka qenë vazhdimisht një mbështetës i fortë i aktiviteteve sportive, kulturore dhe jo vetëm, në Tiranë e në të gjithë Shqipërinë.