11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShqipërisë nuk po i tkurret vetëm numri i banorëve/ INSTAT: Gjatë 2022,...

Shqipërisë nuk po i tkurret vetëm numri i banorëve/ INSTAT: Gjatë 2022, 6.578 familje më pak se një vit më parë

Shqipërisë nuk po i tkurret vetëm numri i banorëve, por edhe i familjeve. Raporti i fundit i Institutit të Statistikave tregon se numri i familjeve shqiptare po pëson rënie të shpejtë.

Sipas të dhënave në vitin 2022, në të gjithë vendin numëroheshin 758.973 familje, ose 6.578 më pak se vitin se në vitin 2021.

Hartuesit e statistikave kanë dalë në përfundimin se gjatë dy dekadave të fundit, popullsia e vendit erdhi në rënie, por njësitë familjare ishin në rritje. Kjo ndodhi pasi stili i jetesës e ndryshoi strukturën e familjes gjatë tranzicionit.

Më parë, gjatë komunizmit, kishte më shumë se një kurorë në një familje, por kjo nuk është e zakontë tani kur fëmijët në moshën madhore të martuar ose jo, zhvendosen si familje më vete.

Në vitin 2018 numëroheshin rreth 3.100 familje më shumë se në vitin 2017, ndërsa në vitin 2019, njësitë familjare ranë me rreth 1.000.

Në vitin 2020 rënia ishte më shumë se 2.600 familje. Në vitin 2021 ishin 3.400 familje më pak dhe në 2022-shin rënia u dyfishua me mbi 6.600 familje.

Sipas ekspertëve kjo ishte rënia më e madhe që nga viti 2007 dhe një nga faktorët kryesorë është emigracioni masiv.

LEXO EDHE: Skema e pensioneve në krizë të thellë/ E pranon edhe Drejtori i ISSH: Po ulet pensioni mesatar

Anketa të mëparshme nga INSTAT kanë gjetur se emigracioni në dekadën e fundit mori tiparet e largimit të njësive familjare.

Qarku i Tiranës është pakësuar me 13.7%, ose me 102 mijë persona gjatë 2011-2019, por 77 mijë persona kanë emigruar të grupuar në familje. Anketa e emigracionit ka zbuluar se Tirana ka emigracionin më të lartë të njësive familjare krahasuar me qarqet e tjera.

Të dhënat tregojnë se fenomeni e emigrimit me familje është thelluar më tej gjatë 2019-2022, pasi kjo reflektohet në reduktim të njësive familjare në këtë periudhë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat