14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLifestyleKëshilla“Travel Weekly”: 3 arsye pse duhet vizituar Shqipëria

“Travel Weekly”: 3 arsye pse duhet vizituar Shqipëria

Britanikja “Travel Weekly” i dedikon një artikull Shqipërisë si destinacion që ja vlen për t’u eksploruar.

Në artikull theksohet se Shqipëria ofron turizëm të qëndrueshëm dhe ka shtuar gjithnjë e më shumë kureshtjen e vizitorëve të huaj.

Një gjë të tillë e dëshmon edhe bumi turistik i vitit të fundit ku Shqipëria ka kaluar nga një destinacion i panjohur, në një zgjedhje të pushimeve të nxehta.

Tirana sugjerohet si destinacion që nis me eksplorimin në sheshin Skënderbej dhe aty pranë vizitorët mund të njihen me historinë shqiptare në Muzeun Kombëtar. Vizita tek Piramida e re e Tiranës nuk duhet humbur.

“Qytetin e një mbi një dritareve” në Berat, i njohur për shtëpitë e tij karakteristike dhe  Parkun Kombëtar në Divjakë-Karavasta me një lagunë natyrore detare sipas medias britanike nuk duhen humbur.

Gjithashtu në përshkrimin e detajuar, vëmendje i kushtohet edhe gastronomisë dhe ushqimeve bio që gjenden nga Veriu në Jug.

Në fund, e përditshmja britanike “Travel Weekly” tregon arsyet pse duhet të vizitoni Shqipërinë. Duke listuar se Shqipëria është një destinacion i përballueshëm financiarisht pasi darka për 2 persona përfshirë pijet, kushton 20-25 Paund.

Gjithashtu ofron shumë aktivitete për udhëtarët aktivë, nga mundësitë për ecje në malet spektakolare deri tek sporti Kayaking në lumenjtë dhe liqenet e pastër kristal. Ndërsa adhuruesit e historisë do të kënaqen duke mësuar për të kaluarën e vendit nga antikiteti dhe deri te periudha e diktaturës komuniste.

LEXO EDHE: “VILA SIGAL Korçë”, ndjesia e qëndrimit në një ndërtesë 100-vjeçare

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat