27.5 C
Tirana
Monday, May 20, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFORMULA/ Sa do të jetë taksa e banesës për sipërfaqe

FORMULA/ Sa do të jetë taksa e banesës për sipërfaqe

Projektligji për taksimin e pasurive të paluajtshme po avancon edhe më tej për t’u bërë gati për miratim.

Nëse niveli i taksës së aplikuar për ndërtesat me ligjin aktual është 0.05 %, propozimi i bërë është që kjo taksë të variojë nga 0.1 % -0.2%.

Baza e taksës së pasurisë është vlera e taksueshme e pasurisë së paluajtshme dhe për banesën e parë, qytetarët përfitojnë zbritje. Por konkretisht sa do të jetë kjo vlerë?

SCAN TV ka siguruar shembujt e marrë nga Ministria e Financave për të dhënë një pasqyrë më të qartë se sa do të paguajnë qytetarët shqiptarë.

Kështu,  për një apartament 72 m2 në Tiranë me vlerë 100 milionë lekë, zbritja e zbatueshme llogaritet në 3.6 milionë lekë, shkalla e taksës 0.12 %, taksa për tu paguar aktualisht 3600 lekë, taksa për tu paguar në të ardhmen 4320 lekë. Diferenca llogaritet në +18%.

Ndërsa për një banesë po ë Tiranë, me sipërfaqe 100 m2 dhe  vlerë 150 milionë lekë, zbritja e zbatueshme llogaritet në 4.5 milionë lekë, shkalla e taksës 0.12 %, taksa për tu paguar aktualisht 7500 lekë, taksa për tu paguar në të ardhmen 12.600 lekë. Me një kapërcim që llogaritet në 50%.

Sipas formulës, taksa ndryshon në varësi të sipërfaqes dhe vlerës së pronës, ku sa më lartë vlera, aq më shumë duhet të paguajnë qytetaret.

Nëse do të marrim shembullin e një banese në Vlorë, me sipërfaqe 110 m2 dhe vlerë 90 milionë lekë, zbritja e zbatueshme llogaritet në 3 milionë lekë, shkalla e taksës 0.12%, taksa për tu paguar aktualisht 4950 lekë, taksa për tu paguar në të ardhmen 8280 lekë. rritja kalkulohet në 50%.

Për një apartament me vlerë 62 milionë lekë po në këtë njësi, taksa që do të paguhet do të jetë 18% më e lartë, ose rreth 20.46 lekë.

Qytetarët në bashki ku vlera e pronës është më e ulët do të paguajnë më pak.

Si për shembull në Memaliaj, taksa do të variojë nga 576 lekë në 2 mijë lekë, për apartamente nga 60 m2 – 120 m 2, raporton SCAN TV.

Taksa për  banesat pritet të hyjë në fuqi nga 1 Janari 2026.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat