14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“SIGAL UNIQA VITAL TRUCK” ndalet në Tamarë/ Qindra qytetarë përfitojnë vizita dhe...

“SIGAL UNIQA VITAL TRUCK” ndalet në Tamarë/ Qindra qytetarë përfitojnë vizita dhe ekzaminime falas

Me qëllim promovimin e shëndetit të mirë, kompania e sigurimeve SIGAL UNIQA Group Austria, nën  idenë e gjigandit austriak “UNIQA Insurance Group”, ndërtoi të parën dhe të vetme klinikë lëvizëse në Shqipëri dhe rajon, e cila edhe sot pas më shumë se 9 vjetësh gjendet në ato zona ku banorët kanë më shumë nevojë.

Nën moton “Më mirë të parandalosh një sëmundje sesa ta kurosh atë”, stacioni i rradhës i Klinikës Lëvizëse “SIGAL UNIQA Vital Truck” ishte fshati turistik i Tamarës.

Qindra banorë të zonës së Kelmendit përfituan nga kjo mundësi e artë e ofruar nga kompania më e madhe e sigurimeve, SIGAL UNIQA Group Austria, për tu konsultuar me mjekë specialistë dhe për të kryer ekzaminimet, cilat tregojnë parametrat më të rëndësishme shëndetësore.

Dr. Erjeta Ashiku, drejtuese mjekësore e Klinikës, foli mbi rëndësinë që kanë kontrollet periodike mjekësore për të parandaluar sëmundje të ndryshme.

Ndërsa banorët e zonës u shprehën falenderues ndaj SIGAL UNIQA-s dhe drejtuesit të saj z. Avni Ponari duke u shprehur më tej se zona të tilla, larg qendrave urbane, kanë më shumë nevojë për prezencë të bluzave të bardha.

Që prej vitit 2015 kur edhe u ndërtua, “SIGAL UNIQA Vital Truck” ka qenë në çdo skaj të Shqipërisë, duke kryer me mijëra vizita dhe ekzaminime falas jo vetëm për klientët e saj të shumtë por edhe për qytetarë të ndryshëm.

Vizitat e Klinikës Lëvizëse synojnë edhe njohjen e qytetarëve të Shqipërisë, në çdo skaj të saj, me produktet novatore që ofron kompania më e madhe e sigurimeve, edhe në sigurimet e Shëndetit siç janë “TeleShëndet“, “Jetë Plus”, Kartat “Standart”, “Silver” dhe “Gold” apo së fundmi edhe “Sigurimi anti Tumor”.

Grupi SIGAL UNIQA është prej më shumë se dy dekadash lidere e tregut të sigurimeve sepse ka ditur të jetë pranë klientëve dhe komunitetit jo vetëm kur ata kërkojnë një sigurim makine, banese, biznesi apo shëndeti por duke qenë pranë tyre me investime të shumta në shëndetësi, art, kulturë dhe sport.

SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë më mirë së bashku

Web: www.sigal.com.al

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat